Vllaznia pa dy figura në drejtim, në stol kundër Partizanit mbetet ish-mesfushori i kuqebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2025 | 23:59

Vllaznia pa dy figura në drejtim, në stol kundër Partizanit mbetet ish-mesfushori i kuqebluve

Partizani dhe Vllaznia japin gjithmonë ndjesinë e supersfidës, për shkak të historisë që mbajnë mbi supe. Trajneri Edi Martini është pezulluar dje me dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF. Vendimi vonoi, por erdhi pas dy javësh dhe Martini nuk u fal për festën e tij pas vërshëllimës përfundimtare kundër Dinamos.

vllaznia

Vllaznisë do i mungojë ndaj Partizanit në stol edhe drejtori sportiv, Vioresin Sinani, që u ndëshkua me karton të kuq në sfidën me Dinamon. Kështu arkitektët e ekipit aktual, i mungojnë kuqebluve në Tiranë. Bashkë pritet ta ndjekin ndeshjen nga tribuna e stadiumit “Arena e Demave”. Përgjegjësia në stol do kalojë te Ergi Borshi, që është ndihmës trajneri.

DEKLARATA- Kur u pyet se kë shikon rival kryesor për titullin kampion, Edi Martini u shpreh pas ndeshjes me Dinamon se shikon Tiranën dhe Partizanin. Kështu edhe përgatiti ndeshje të tjera të ndezura. Fakt është të dy klubet e kryeqytetit, po luftojnë për mbijetesë duke qenë në zonën e ftohtë.

VENDIMI- “Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, për sjellje josportive duke përdorur xheste antisportive që cënon reputacionin e sportit të futbollit, të evidentuara pas përfundimit të ndeshjes KF Vllaznia kundër FC Dinamo City, në bazë të neneve 3/c dhe 13/2 të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë”.

PANORAMASPORT.AL