Vllaznia kompleton mbrojtjen, tani i duhet organizator dhe zëvendësues për Balajn
Dalëngadalë Vllaznia po zyrtarizon afrimet e reja në skuadër nga dita në ditë. Me shkodranët ashtu siç e kishte paralajmëruar “Panorama Sport” se do i merrnin gjërat “seriozisht” në fillimin e muajit qershor.

Dhe diçka e tillë është konkretizuar me zyratrizimin e dy futbollistëve si Arsid Kruja dhe Aleksandër Kuros. Të dy lojtarët janë afrimet më të fundit të 9 herë kampionëve, të cilët shpejt do të pasohen edhe nga Esin Hakaj dhe Artan Jazxhi. Në këtë mënyrë, trajneri Martini po e ndërton skuadrën e sezonit të ri, duke nisur nga reparti i mbrojtjes. Pasi të gjithë futbollistët e lartpërmendur i përkasin repartit të prapavijës. Përjashto këtu Krujën, i cili mund të aktivizohet edhe në pozicione të ndryshme në mesfushë.
Kështu Vllaznia fillon “rregullimet” nga reparti më i kritikuar i sezonit të shkuar, ku mbrojtja ishte pika e dobët e shkodranëve. Tashmë në radhët e 9 herë kampionëve të vendit priten akoma të tjerë futbollistë të afruar.
Ku me kompletimin e mbrojtjes, fokusi i drejtuesve dhe stafit teknik është afrimi i një futbollisti në rolin e organizatorit në mesfushë. E po ashtu një sulmues, i cili mund të jetë jo vetëm një alternativë për Bekim Balajn.
PANORAMASPORT.AL













