Vllaznia e tij është e frikshme, Martini kërkon të ndryshojë historinë ndaj Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2025 | 9:48

Vllaznia e tij është e frikshme, Martini kërkon të ndryshojë historinë ndaj Bylisit

Ndeshja e radhës në kampionat për Vllazninë do të jetë ndaj Bylis, duel që do të luhet në Ballsh, në datën 18 tetor në orën 14:00. Një sfidë që parashikon një dozë të lartë vështirësie për kuqeblutë, të cilët nuk do të kërkojnë të ndalen as ndaj mallakastriotëve.

vllaznia

Shifrat e sezonit të shkuar në përballjet mes dy ekipeve, tregojnë se kur ky çift është vënë përballë njëritjetrit, fitues ka qenë gjithmonë ekipi pritës. Kështu në fazën e parë të sezonit 2024-25, ishte Vllaznia që fitonte 2-0 në Shkodër. Kjo pas golave të Stojanoviç dhe Balajt për kuqeblutë. Bylis do të kthente “reston” në fazën e dytë, ku në shtëpi do triumfonte 1-0 ndaj Vllaznisë falë golit të Malomo.

Faza e tretë sërish do të fliste për ekipin vendas në këtë përballje, me Vllazninë që fitonte 3-0 në “Loro Boriçi” ndaj ballshiotëve ku shënonin Kamara një autogol, Stojanoviç dhe Kahrimanoviç. Teksa në fazën e katërt të edicionit të shkuar, Bylis fitonte në “Adush Muça” me rezultatin 1-0 nga një gol i shënuar nga Da Silva. Pra, barazimi duket se nuk “llogaritet” mes dy skuadrave, të cilat bazuar në sezonin e shkuar kanë triumfuar në fushat përkatëse.

Me Vllazninë që do të kërkojë të ndryshojë këtë “traditë” në fundjavën që vjen. Ku suksesi i fundit i kuqebluve në Ballsh daton më 29.5.2023, në javën e 36-të të edicionit 2022- 23. Me kuqeblutë që fitonin me përmbysje 1-2 ndaj Bylisit, që shënonte fillimisht me Lajthian. Goli, i të cilit do të ishte i pavlefshëm pas rrjetave të Jonuzit dhe Latifit për shkodranët. Fitore që atë sezon ndihmoi Vllazninë të kualifikohej në Europë.

PANORAMASPORT.AL