Postuar: Korrik 16, 2025 | 11:53
Vllaznia e afroi si zëvendësuesin e Balajt, ish-sulmuesi i kuqebluve ndryshon klubin e dytë brenda vitit
Edlin Randi Esang-Matuti nuk po gjen qetësi në karrierën e tij. Ish-sulmuesi i Vllaznisë është rikthyer në elitën e Algjerisë ku ka firmosur me USM Khenchela.

21-vjeçari ndryshon kështu klubin e dytë brenda vitit, pasi më parë ishte pjesë e Al-Najmës në Arabinë Saudite. Te Vllaznia kujtojmë se afrohej në verën e kaluar si zëvendësues i Bekim Balajt.
Matuti ishte pafat pasi pësoi dëmtim të rëndë, që e la jashtë fushës së blertë. Më pas doli jashtë planeve të Vllaznisë. Me Vllazninë luajti vetëm tre ndeshje në total dhe rreth 40 minuta pa lënë shenjën e tij.

PANORAMASPORT.AL













