Vjen momenti i lamtumirës, Ermir Rashica largohet nga Skënderbeu me mesazh emocionues: Jo thjesht një ekip, por një familje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2025 | 16:42

Vjen momenti i lamtumirës, Ermir Rashica largohet nga Skënderbeu me mesazh emocionues: Jo thjesht një ekip, por një familje

Ermir Rashica i ka dhënë lamtumirën Skënderbeut, për të vazhduar karrierën e tij në Ukrainë me skuadrën e Metalist. Një lamtumirë emocionues për sulmuesin, i cili u bë një emër i njohur në radhët e klubit korçar,  duke fituar edhe fanellën e përfaqësues Shpresa e këtë mundësi për të treguar sa vlen në futbollin ukrainas.

rashica

Djaloshi ka postuar një mesazh emocionues lamtumire në rrjetët sociale për këtë largim nga korçarët, duke e cilësuar klubin e Skënderbeut si familjen e tij të dytë.

POSTIMI I RASHICËS

Lamtumirë KF Skënderbeu – Faleminderit për gjithçka!

Sot është një ditë e vështirë për mua, sepse më duhet të them lamtumirë një klubi që më ka dhënë kaq shumë. KF Skënderbeu nuk ishte thjesht një ekip, por një familje, një shtëpi e dytë ku kam kaluar momente të paharrueshme. Çdo ndeshje, çdo fitore, çdo sfidë e ka lënë një shenjë të thellë në zemrën time.

Dua të falënderoj presidentin e klubit, drejtuesit e klubit, stafin teknik, bashkëlojtarët dhe mbi të gjitha tifozët e zjarrtë të Skënderbeut, që më kanë mbështetur në çdo hap.

Edhe pse po largohem, mirënjohja ime për këtë klub do të mbetet e përjetshme. Jam i lumtur për këtë hap të ri në karrierën time dhe i motivuar për të dhënë më të mirën time në këtë aventurë të re.

Faleminderit, Skënderbeu! Lidhja jonë nuk do të shuhet kurrë!

asdsadsadsadad

PANORAMASPORT.AL