VIDEO/ Zero atmosferë dhe tifozët që braktisin ekipet, tribunat thuajse të boshatisura para ndeshjes së parë të “Final Four”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2026 | 18:33

VIDEO/ Zero atmosferë dhe tifozët që braktisin ekipet, tribunat thuajse të boshatisura para ndeshjes së parë të “Final Four”

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamos në “Air Albania” është e para e fazës “Final Four”, që do të zhvillohet me një mini-turne në grup të katër skuadrave të para.

dfggfdgfdfdgfdgfdgdfg

Por me një skemë të ideuar për të sjellë entuziazëm në luftën për titull dhe prani të shumtë tifozësh, duket se as formati i ri nuk e garanton një gjë të tillë. Kjo, pasi që në ndeshjen e parë është vënë re mungesa e theksuar e tifozerive.

Edhe pse kjo është një ndeshje delikate që mund të përcaktojë ecurinë e dy ekipeve në “Final Four”, tribunat e stadiumit rreth 30 minuta para fillimit të takimit ishin të boshatisura, duke treguar interesin thuajse zero që kishin mbështetësit e të dy ekipeve për të qenë të pranishëm në “Air Albania”.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL