VIDEO/ Vora fiton lehtësisht festivalin e golave, Bylisi i dorëzuar bie nga kategoria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2026 | 18:00

VIDEO/ Vora fiton lehtësisht festivalin e golave, Bylisi i dorëzuar bie nga kategoria

Vora ka siguruar mbijetesën në Superiore duke fituar me shifrat 5-2 përballë Bylisit në ndeshjen e fundit në kampionat.

bandicam 2026-05-10 17-43-58-961

Duhej të ishte një përballje rivalësh për mbijetesën, por u kthye në një ndeshje stërvitore edhe për faktin se ballshiotët ishin paraqitur me shumë të rinj apo zgjedhje të dyta.

Si rrjedhojë, skuadra e Bylisit rezistoi vetëm një orë, për t’u dorëzuar pastaj plotësisht përballë vendasve të cilët shënonin me lehtësi, duke mbyllur takimin me suksesin 5-2 që u siguron mbijetesën dhe dënin ballshiotët me kthimin në Kategorinë e Parë.

VORA-BYLIS 5-2

14′ (p), 77′ Kasalla, 52′ Karrica, 66′, 80′ Daka / 20′ Uallison, 60′ Emini

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 5-2 të Vorës.

80’ GOOOL VORA! Shpërthen festa në stadium pasi Kasalla nga e majta gjen Dakën të vetëm para portës, me sulmuesin i cili shënon golin e radhës. (VIDEO)

77’ GOOOL VORA! Një top në thellësi kontrollohet mirë nga Kasalla i cili gjuan mbi portierin dhe thellon avantazhin. (VIDEO)

74’ Hasaj merr vendin e Karricës në radhët e Vorës.

66’ GOOOL VORA!  Përsëri shënon Vora dhe përsëri goli anulohet, këtë herë për pozicion jashtë loje të Dakës. Por më pas gjyqtari pret sinjalizimin nga VAR i cili e kthen golin në të vlefshëm. (VIDEO)

65’ Repaj ndëshkohet me të verdhë për protesta.

63’ Kasalla gjen golin e avantazhit përsëri, por më pas kryesori e anulon për shkak të një prekje të topit me dorë nga sulmuesi i Vorës. (VIDEO)

60’ GOOOL BYLIS! Harkim nga e majta e sulmit të ballshiotëve, sfera shkon te Emini i cili gjuan dhe shënon. (VIDEO)

55’ Emini dhe Cypi marrin vendin e Bahajt dhe Koxhi në radhët e Bylisit.

52’ GOOOL VORA! Daka nga e djathta pason lehtësisht në qendër për Karricën, i cili këtë herë nuk gabon duke tundur rrjetën. (VIDEO)

51’ Një pasim në qendër nga e djathta gjen Dakën i cili gjuan por gjen përgjigjen e portierit Sahed.

47’ Karrica ekzekuton një goditje dënimi  ballore, sfera shkon jashtë, jo shumë larg portës së ballshiotëve. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa lëvizje nga trajnerët.

45’+4′ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1. 

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

44’-45’+2’ Penallti e anuluar për Vorën! Gjyqtari Myrtja bën shenjë nga pika e bardhë sapo Daka rrëzohet në zonë pas një kontakti me Përndrecën dhe fillimisht nuk shkon të shohë në VAR pamjet pavarësisht protestave. Por më vonë ai ftohet të shohë pamjet dhe anulon penalltinë e jep të verdhë për Dakën për simulim. (VIDEO) (VIDEO)

36’ Kasalla gjuan nga jashtë zonës, sfera shkon shumë lart mbi traversë. (VIDEO)

26’ Geci merr vendin e Vrapit të dëmtuar në radhët e skuadrës së Vorës.

24’ Barjamaj nga e majta gjuan por gjen përgjigjen e portierit të Bylisit i cili largon sferën.

20’ GOOOL BYLISI! Koxhi nga e majta nis një top perfekt në shtyllën e dytë për Uallison i cili nuk gabon. (VIDEO)

14’ GOOOL VORA! Kasalla shënon me penallti. (VIDEO)

12’ Penallti për Vorën! Adeduro ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Karricës dhe gjyqtari nuk heziton duke bërë shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

8’ Shumë ritëm i ulët në minutat e parë, me harkime në zonë nga të dy krahët por asnjë rrezikshëm për të vënë në vështirësi portierin.

1′ Nis takimi në stadiumin e Vorës.

FORMACIONET ZYRTARE

VORA: Harizaj; Zuna, Repaj, Karrica, Luis Felipe, Kasalla, Vrapi, Kashari, Daka, Barjamaj, Shehi

Trajner: Arjan Bellaj

BYLIS: Ouolabi; Përndreca, Përgjoni, A. Marku, Bahaj, Abdullahi, Baruti, P. Marku, Adeduro, Koxhi, Ualison

Trajner: Mirel Josa

PANORAMASPORT.AL