VIDEO/ Vora ec me hap kreu, mund Flamurtarin dhe thellon krizën e vlonjatëve në startin e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2025 | 0:20

VIDEO/ Vora ec me hap kreu, mund Flamurtarin dhe thellon krizën e vlonjatëve në startin e kampionatit

Vora debutuese në Superiore ka vazhduar startin e saj të mirë të këtij kampionati, teksa ka marrë sot edhe një tjetër fitore në elitë, duke mundur me shifrat 1-0 Flamurtarin.

bandicam 2025-09-21 16-11-59-914

Një sukses që ka ardhur falë një penalltie të shpejtë të fituar përballë vlonjatëve dhe një administrimi shumë të mirë të ndeshjes duke i lejuar pak mundësi shënimi kundërshtarëve.

Për vorakët, ky ishte rezultati i tretë pozitiv radhazi, ndërsa Flamurtari mbetet përsëri në fundin e tabelës së renditjes në krizë rezultatesh që nuk po vijnë pavarësisht ndryshimeve të mëdha në skuadër javë pas jave.

VORA-FLAMURTARI 1-0
12′ (p) Luis Felipe

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Vorës.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Brenda pak minutash ndëshkohen me të verdhë Bardhi e Tabaku për Vorën, si dhe Ememe për Flamurtarin.

87’ Harkim perfekt nga e djathta e sulmit vlonjat për Maksutin, gjuajtja e tij me kokë ndalet nga Ruçi. (VIDEO)

86’ Vinicius merr vendin e Dalipit në radhët e Vorës.

83’ Mundësi e mirë e Flamurtarit për të rrezikuar, Todorovski i dalë në ndihmë të sulmit gabon krejtësisht shënjestrën. (VIDEO)

82’ Karrica del para portës dhe gjuan jashtë, i peshkuar gjithsesi në pozicion jashtë loje.

79’ Tabaku merr vendin e Luis Felipe në radhët e Vorës.

79’ Bardhi gjuan nga distanca, përsëri pa gjetur portën e Flamurtarit.

76’ Dalipi ndëshkohet me të verdhë.

76’ Ememe hyn në fushë në vend të Ramirez në radhët e Flamurtarit.

74’ Barjamaj i lë vendin Uollas në radhët e Vorës.

68’ Barjamaj shfaqet i vetëm para portës vlonjate, por gjuan jashtë. Aksioni gjithsesi bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

65’ Shehi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Ramirez.

65’ Rodriguez merr vendin e Markut në radhët e Flamurtarit.

62’ Burard provon nga distanca, sfera kalon mbi traversën e portës së Ruçit. (VIDEO)

59’ Pas goditjes nga këndi është Shehi ai i cili gjuan me kokë, por Aleksovski kalon sferën mbi traversë. (VIDEO)

58’ Skuadrone merr vendin e Veigas të dëmtuar në radhët e Flamurtarit.

57’ Mundësi e artë e Karricës me një gjuajtje nga e majta, Aleksovski fluturon dhe largon sferën në këndore. (VIDEO)

50’ Shumë më kërkues vlonjatët në këto minuta, me harkime radhazi në zonë e vorakëve.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim të dyfishtë te Flamurtari, ku hyn në fushë Ramani dhe Maksuti në vend të Nunjesh dhe Baeten.

45’+6’ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 të Vorës.

45’+3’ Edhe Veiga ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Bardhit.

45’+1’ Trashi i afrohet golit me një goditje dënimi pranë zonës së Vorës, sfera përfundon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

45′ Jepen 5 minuta shtesë.

43’ Trashi tenton një gjuajtje spektakolare nga distanca me të majtën, sfera shkon shumë larg katërkëndorit.

41’ Bardhi nga e djathta gjen Luis Felipe në zonë, gjuajtja e tij e fortë në shtyllën e parë përfundon jashtë.

37’ Nunjesh ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Kasallës.

32’ Burard tenton nga distanca përsëri, por gjuajtja nga e djathta nuk ka shënjestrën e duhur.

24’ Trashi del mirë në krahun e majtë, harkimi i tij në qendër nuk gjen asnjë nga shokët e skuadrës.

18’ Shumë gabime nga të dy skuadrat në këto minuta, me ritmin që ka rënë ndjeshëm.

15’ Vazhdojnë sulmet e Vorës, këtë herë me një gjuajtje të Gecit i cili nuk gjen portën.

12’ GOOOL VORA! Luis Felipe shënon me penallti. (VIDEO)

10’ Penallti për Vorës! Kasalla hyn në zonë nga e majta, Nunjez ka kontakt me të dhe e rrëzon në zonë, me gjyqtarin i cili nuk heziton dhe bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

7’ Burard provon nga jashtë zonës, por nuk gjen portën e vorakëve.

6’ Burard ndëshkohet me karton të verdhë.

1’ Nis ndeshja në stadiumin e Laçit.

FORMACIONET ZYRTARE

Vora: Ruçi; Zuna, Repaj, Shehi, Dalipi, Barjamaj, Geci, Kasalla, Bardhi, Karrica, Luis Felipe.

Trajner: Arjan Bellaj

Flamurtari: Aleksovski; Çantakias,  Veiga, Trashi, Marku, Nunesh, Baeten, Todoroski, Ramirez, Burard, Oshafi. .

Trajner: Karlos Garsia

PANORAMASPORT.AL