VIDEO/ Vllaznia bën detyrën edhe me rotacion, mposht Bylisin dhe siguron gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë
Vllaznia ka siguruar praninë mes katër skuadrave më të mira në Kupën e Shqipërisë, pasi ka mundur Bylisin edhe në ndeshjen e dytë të vlefshme për çerekfinalet e turneut, që u luajt në “Loro Boriçi”.

Pas suksesit 1-0 në ndeshjen e parë në transfertë, shkodranët vinin të qetë në këtë ndeshje kthimi dhe trajneri Martinin bëri rotacion të gjerë, duke ulur shumë titullarë në stol. Ekipi gjithsesi bëri detyrën në fushën e lojës, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-1 dhe duke administruar mirë fraksionin e dytë, teksa provoi deri në fund të gjente një tjetër gol që nuk erdhi.
Kështu, Vllaznia e sheh veten në garë edhe për trofeun e dytë për nga rëndësia në vendin tonë, ndërsa Bylisit i duhet të fokusohet të kampionati dhe lufta për mbijetesë.
VLLAZNIA-BYLIS 2-1
34′ Balaj, 44′ Pusi / 38′ Olavio
NGJARJET KRYESORE
90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Vllaznisë.
90’+3’ Qato ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Sulovarit.
90’+2’ Kubazi ka mundësinë të shënojë, por gjuajtja e tij pak hapa larg portës është shumë e gabuar.
90’ Jepen 3 minuta shtesë.
85’ P. Marku i lë vendin në fushë Kane në radhët e Bylisit.
84’ Kastrati niset në kundërsulm por shtyn topin më shumë se sa duhet dhe Ozols ia del ta ndalojë.
81’ Dimov ndal Malën në zonë, shkodranët protestojnë për prekje topi me dorë por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)
78’ Dros i lë vendin në fushë Qatos në minutat e fundit të ndeshjes në radhët e Vllaznisë.
73’ Top në thellësi për Ibrahim i cili del para Jukajt, i ndalur nga portieri i cili i heq topin nga këmbët. (VIDEO)
72’ Dodaj i lë vendin në fushë Kubazit në radhët e shkodranëve.
71’ Mala gjen në zonë Tafilin i cili gjuan menjëherë, duke gjetur Radu në vijën fatale për të ndalur gjuajtjen. (VIDEO)
69’ Sulovari dhe Stoilov marrin vendin e Kamara dhe Olavio në radhët e Bylisit.
65’ Balaj dhe Jago i bëjnë vend Malës dhe Arës në radhët e Vllaznisë.
60’-63′ Adeduro ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Jago. Më pas kryesori ftohet të shohë pamjet në VAR dhe ai ndryshon vendimin, duke i treguar të kuqin futbollistit të Bylisit. (VIDEO) (VIDEO)
58’ Kamara ndëshkohet me të verdhë për një faull në mesfushë.
56’ Pikërisht Pedro i lë vendin në fushë Rabiu në radhët e Bylisit.
55’ Olavio nga e djathta nis topin në shtyllën e dytë ku Pedro bën të pabesueshmen duke çuar sferën jashtë me portën bosh. (VIDEO)
49’ Dodaj gjen hapësirë dhe gjuan nga jashtë zonës nga e majta, sfera fluturon larg portës së ballshiotëve.
45’ Bajrami merr vendin e Kuros në radhët e skuadrës së Vllaznisë. Ndërsa Ibrahim merr vendin e Kastro në radhët e Bylisit në startin e pjesës së dytë.
45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-1 për Vllazninë.
45’ Jepet 1 minutë shtesë.
44’ GOOOL VLLAZNIA! Pas një harkimi nga e djathta, Ozols grushton fillimisht topin por sfera shkon te Pusi i cili me një gjuajtje të zgjuar e dërgon në rrjetë. (VIDEO)
41’ Tafili ka shumë hapësirë në të majtën por gabon gjithçka me pasimin e tij në qendër duke ia dhuruar mbrojtjes mike.
38’ GOOOL BYLISI! Marku gjen me një top në thellësi Olavion i cili përfiton nga pasiguria e Pusit për të dalë para portës dhe barazuar shifrat. (VIDEO)
34’ GOOOL VLLAZNIA! Kastrati harkon në zonë ku Pusi ul sferën për Balajn. Gjuajtja e kapitenit është spektakolare dhe nuk ndalet dot nga Ozols. (VIDEO)
26’ Shkodranët kërkojnë penallti pasi Kastrati harkon në zonë ku Përndreca prek sferën me dorë. Por gjyqtari vazhdon lojën dhe më pas nuk sinjalizohet as nga VAR për të rishikuar pamjet. (VIDEO)
22’ Dodaj nis Balajn në një sulm të shpejtë, sulmuesi shfaqet para Ozols por gjuajtja e tij në shtyllën e largët devijohet nga portieri që çon sferën në këndore. (VIDEO)
15’ Tjetër shpërthim në krahun e majtë, këtë herë nga Tafili i cili gjen në zonë Jagon, por gjuajtja e brazilianit është shumë e dobët. (VIDEO)
11’ Dodaj hyn në zonë nga e majta, pasimi i tij shkon në anën tjetër ku Kastrati dhe Dros nuk kuptohen për të gjuajtur në portë. (VIDEO)
4’ Karton i verdhë për Dodajn, i cili ndëshkohet për një simulim në zonë e ballshiotëve. (VIDEO)
3’ Kastro ka një mundësi të artë të gjuajë në portë pas një pasimi nga e djathta, Jukaj ndalon goditjen e tij jo pa vështirësi. (VIDEO)
1’ Nis ndeshja në “Loro Boriçi”.
FORMACIONET ZYRTARE
Vllaznia: Jukaj; Pusi, Çelikoviç, Jago, Kuro, Tafili, Dros, Sala, Dodaj, Balaj, Kastrati
Trajner: Edi Martini
Bylis: Ozols; Radu, Kane, Olavio, Përndreca, Adeduro, Kamara, Dimov, Tomas, Marku, Vieira
Trajner: Mirel Josa
PANORAMASPORT.AL













