VIDEO/ VAR, karton i kuq dhe polemika! Dinamo e Ilir Dajës humb rrugën e fitoreve, Bylisi i Josës heroik me 10 futbollistë në Tiranë
Dinamo dhe Bylisi kanë barazuar 0 me 0 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Sfida ishte e vlefshme për javën e katërt të Superiores dhe pati polemika të shumta për gjykimin nga dinamovitët.

Ballshiotët e drejtuar nga Mirel Josa dolën me 1 pikë nga transferta në Tiranë, edhe pse nga minuta e 67-të luajtën me 1 lojtar më pak. Peralta u ndëshkua me karton të kuq, pas rishikimit të rastit me VAR nga kryesori Klodian Shahini.
Dinamo ka harruar kështu si fitohet në kampionatin shqiptar. Pas dy humbjeve vjen ky barazim në shtëpi, që e lë në kuotën e 4 pikëve. Bylisi numëron 1 pikë më pak ndërkohë.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
DINAMO 0-0 BYLIS
NGJARJET KRYESORE
90+8′ Mbyllet ndeshja me barazim 0-0.
90+5′ Vashu ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa.
90+4′ Gudiabi provon nga jashtë zone. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
90+3′ Berisha pason në zonë, por askush nuk e mbërrin topin. Shtohen emocionet në fund. (VIDEO)
90+1′ Marku rrezikon autogolin. Topi përfundon në këndore për Dinamon.
90+1′ Meksi merr vendin e Maliqit te Dinamo.
90′ Akordohen 7 minuta shtesë.
86′ Rabiu merr vendin e Mustafa, ndërsa Kane të David te Bylisi.
86′ Qefalija nuk gjuan si duhet pas pasimit të Bernard Berishës. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
82′ Bylisi pranë golit. Mustafa nuk ia del të godasë si duhet me kokë. (VIDEO)
77′ Neziri merr vendin e Loran te Dinamo.
69′ Largohen Malomo dhe Ualison, vendin e tyre e marrin respektivisht Sulovari dhe Muktar.
69′ Bregu humbet tjetër mundësi të artë. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
67′ Peralta largohet me karton të kuq, pasi Klodian Shahini shikon rastin me VAR. Goditje me bërryl ndaj Ditës nuk u fal nga gjyqtarët e sfidës. (VIDEO)
63′ Qardaku dhe Bernard Berisha aktivizohen në vendin e Hekuran Berishës dhe Gudiabis te Dinamo.
62′ Bregu ndalet nga Vashu. Më pas sinjalizohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
60′ Peralta nuk ia del të dërgon topin në rrjetë. Bylisi humbet mundësinë e artë.
55′ Vashu shpëton Bylisin nga goli. Dinamo merr frenat e lojës në pjesën e dytë.
54′ Kamara shkakton faull, i cili akordohet nga kryesori. Klodian Shahini ndëshkon Kalarin për protesta nga stoli. (VIDEO)
52′ Maliqi hedh një top të fortë në zonë. Vila nuk përfiton dot nga ky rast dhe Ilir Daja shpreh pakënaqësitë e tij.
47′ Te Dinamo protesojnë të gjithë për faull të Përndrecës. Gjyqtari Shahini dhe VAR e konsiderojnë çdo gjë të rregullt. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë. Ilir Daja vendos për një ndryshim, ndërsa largohet Xhejms dhe aktivizohet Karamba.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë me barazim 0-0.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
43′ Qefalija ndërhyn gabimisht ndaj Përndrecës dhe për këtë ndëshkohet me karton të verdhë. Goditja e dënimit ndalet në murin mbrojtës. (VIDEO)
42′ Dinamo mundohet të ndërtojë diçka në sulm, por pa sukses. Akoma asnjë goditje në portë nga ekipi i Ilir Dajës.
39′ Përndreca tenton supergolin, por Teqja reagon si duhet. Ualison nuk shënon me portën bosh, ndërsa sinjalizohet pozicion jashtë loje. (VIDEO)
37′ Ualison ndëshkohet me karton të verdhë te Bylisi pas faullit ndaj Gudiabit.
35′ Drithërima për Bylisin. Bregu tenton golin direkt nga goditja e dënimit. (VIDEO)
34′ Kamara ndëshkohet me karton të verdhë, ndërsa po proteston për faullin e shkaktuar ndaj Bregut pranë zonës. (VIDEO)
28′ Marku nuk godet si duhet me kokë. Topi përfundon kështu jashtë. (VIDEO)
24′ Pushim i shkurtër për skuadrat. Qefalija ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor.
21′ Ualison shkon i vetëm drejt portës dhe preferon të zgjidhë çdo gjë vetë. Në fund goditja e tij pritet pa problem nga Teqja. (VIDEO)
13’ E pabesueshme çfarë humbet Malomo, ndërsa Dinamo është me fat. I vetëm përballë portierit, nuk arrin të gjejë portën. (VIDEO)
11’ Pasi krijon hapësirë, Bregu provon me goditje nga jashtë zone. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
8′ Të dyja skuadrat janë të kujdesshme në minutat e para të ndeshjes.
1′ Nis ndeshja në “Selman Stërmasi”.
FORMACIONET ZYRTARE
DINAMO: Teqja, Gudiabi, Vila, Bregu, Maliqi, Qefalija, Dita, Aliji, H.Berisha, Xhejms, Lorran
Trajner: Ilir Daja
BYLIS: Vashu, Peralta, Përndreca, Adeduro, Kamara, Mustafa, Malomo, Ofori, Marku, Abazaj, Ualison
Trajner: Mirel Josa
PANORAMASPORT.AL













