VIDEO/ Udhëzimet e Bushit te Kombëtarja U-21, episodet ku u përfshi Dodaj edhe Toma: Nuk je në Shkodër
Shqipëria U-21 luajti një miqësore përballë Uzbekistanit U-23, që e fitoi me rezultatin 3-2. Takimi në Turqi kishte dy episode pikante ndër të tjera, ndërsa trajneri Alban Bushi u bë protagonist.

Tekniku i Kombëtares U-21 vendosi që në pjesën e dytë të aktivizonte disa lojtarë të Abissnet Superiores. Konkretisht Rrok Toma, Ergis Arifi dhe Kevin Dodaj. Ndaj tyre pati edhe udhëzime.
“Dodaj, me fytyrë nga topi se nuk je në Shkodër”, u shpreh fillimisht Bushi pas goditjes standarde që Uzbekistani fitoi në minutën e 58-të. (VIDEO)
Ky episod u përsërit edhe katër minuta më vonë. “O Tome, me vrap, me fytyrë! Si mund të kthejë kurrizin, ka 1 orë që ecën mbrapsht?”, shprehet më pas ndërsa Toma i drejtohet zonës së Shqipërisë dhe Dodaj largohet sërish si në episodin e parë të goditjes standarde. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













