VIDEO/ Tripleta e Erald Maksutit trondit Dinamon, sulmuesi i jep Flamurtarit një fitore të artë me përmbysje
Erald Maksuti ishte heroi i Flamurtarit në javën 33 të Abissnet Superiore. Sulmuesi realizoi tre gola, për t’i dhënë fitoren 3 me 1 ekipit të tij ndaj Dinamos.

Ndeshja në Vlorë kishte raste të shumta, që nga fillimi. Për të zhbllokuar sfidën mendoi Koma tek ekipi i Ilir Dajës. Sulmuesi i Dinamos realizoi në minutën e gjashtë.
Ishte dita e Maksutit, që fillimisht riktheu baraspeshën në minutën e 18-të pas gjuajtjes me kokë. Në minutat e para të pjesës së dytë, sërish një gol me kokë nga ana e tij solli përmbysjen e rezultatit.
Për të vulosur fatin e takimit, Maksuti realizoi në minutën e 73-të. Flamurtari i Andi Ribajt mban gjallë shpresat për mbijetesë, duke qenë 3 pikë larg zonës së ftohtë. Dinamo ndërkohë qëndron në vendin e katërt, ndërsa Partizani e ndjek me numër të barabartë pikë duke qenë tri javë larg fundit.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
FLAMURTARI 3-1 DINAMO
18′, 55′, 73′ Maksuti – 6′ Koma
NGJARJET KRYESORE
90+6′ Mbyllet ndeshja, Flamurtari 3-1 Dinamo.
90+4′ Aleksovski i mohon golin Farrukut të Dinamos. Portieri i vlonjatëve merr duartrokitjet e tifozëve. (VIDEO)
90+2′ Marku dhe Peralta marrin vendin e Veigës dhe Diavaras te Flamurtari.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
89′ Përpjekje të dëshpëruara të Dinamos për të rihapur ndeshjen në minutat e fundit. Nuk konkretizohen me goditje drejt portës.
88′ Veiga ndëshkohet me karton të verdhë te Flamurtari.
85′ Farruku merr vendin e Malomos te Dinamo.
84′ Dita flirton me golin te Dinamo. Gjuajtja e tij përfundon mbi traversë. (VIDEO)
82′ Maksuti i lë vendin Oshafit te Flamurtari, Bolzan merr vendin e Ememes.
82′ Vila ndëshkohet me karton të verdhë te Dinamo.
79′ Ismaili, Guindo dhe Xhejms, marrin vendin e Komas, Qefalijës dhe Nanit te Dinamo.
78′ Ramani ndëshkohet me karton të verdhë te Flamurtari.
73′ GOOOL! Flamurtari 3-1 Dinamo/ Maksuti i pandalshëm, plotëson tripletën dhe i jep qetësi ekipit të tij. (VIDEO)
67′ Ememe u shfaq rrezikshëm te Flamurtari. Vlonjatët duan golin e tretë. (VIDEO)
65′ Dita ndëshkohet me karton të verdhë te Dinamo.
63′ Bregu e dërgon topin jashtë. Sulmuesi i Dinamos provoi brenda zonës, por pa saktësinë e duhur. (VIDEO)
57′ Ramani merr vendin e Bintsukës te Flamurari.
55′ GOOOL! Flamurtari 2-1 Dinamo/ Përmbyset rezultati në Vlorë, është Maksuti që shënon sërish me kokë. (VIDEO)
52′ Aleksovski devijon goditjen e Qefalijas. Mesfushori i Dinamos provoi nga distanca. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë, Flamurtari 1-1 Dinamo.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
44′ Te Flamurtari nuk u besojnë syve se çfarë humbet Bintsuka. Gjuajtja e tij me kokë nuk gjen portën. (VIDEO)
41′ Bintsuka nuk gjuan si duhet me kokë pas harkimit nga këndorja. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
31′ Maksuti provon nga distanca. Gjuajtja përfundon mbi traun e mbrojtur nga portieri Teqja i Dinamos. (VIDEO)
31′ Flamurtari në kërkim të golit të përmbysjes. Vlonjatët fitojnë goditjen e katërt nga këndi.
23′ Goditja e Qardakut përfundon jashtë. Lojtari i Dinamos provoi nga distanca.
20′ Vazhdon sfida me ritëm të lartë në Vlorë. Aleksovski kontrollon një goditje me kokë.
18′ GOOOL! Flamurtari 1-1 Dinamo/ Rikthehet baraspesha në Vlorë, Maksuti tund rrjetën për Flamurtarin. (VIDEO)
12′ Neziri nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë, edhe pse përballë Aleksovskit. Më pas sinjalizohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
9′ Çantakias i afrohet barazimit. Topi i goditur prej tij me kokë përfundon jashtë. (VIDEO)
6′ GOOOL! Flamurtari 0-1 Dinamo/ Koma tund rrjetën te dinamovitët pas pasimit të Vilës. (VIDEO)
5′ Rast i mirë për Flamurtarin, por mungon golin. Vlonjatët shfaqen rrezikshëm.
3′ Bregu teston Aleksovskin që në fillim. Portieri i Flamurtarit kontrollon topin. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja në Vlorë.
FORMACIONET ZYRTARE
FLAMURTARI: Aleksovski; Rasho, Pjeshka, Skuadrone, Mbe, Ememe, Veiga, Diavara, Bintsuka, Çantakias, Maksuti
Trajner: Andi Ribaj
DINAMO: Teqja; Dita, Aliji, Qefalija, Neziri, Malomo, Vila, Bregu, Nani, Koma, Qardaku
Trajner: Ilir Daja
PANORAMASPORT.AL













