VIDEO/ Tre kartonë të kuq e shumë raste të humbura, Dinamo dhe Vllaznia dhurojnë spektakël pa gola
Dinamo dhe Vllaznia e kanë mbyllur me barazim pa gola, sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.

Polemikat ishin të shumta për gjykimin nga Barjamaj, që tregoi 3 herë kartonin e kuq. Në pjesën e parë ishte Karamba që u largua nga Dinamo.
Në të dytën gjithçka u përmbys. Nga minuta e 58-të, Vllaznia ishte me 9 lojtarë pasi Bajrami dhe Jago ishin larguar me karton të kuq.
Të dyja skuadrat iu afruan golit, por pa arritur të shënojnë. Kështu te Vllaznia ishte Gruda dhe Mensah që humbën raste të pastra, ndërsa Dinamos i mbetet të kujtojë shtyllën e goditur nga Qefalija.
Vllaznia mban vendin e dytë me 3 pikë më tepër se Dinamo. Në anën tjetër Egnatia është shkëputur me 4 pikë më shumë se shkodranët.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
DINAMO 0-0 VLLAZNIA
NGJARJET KRYESORE
90+6′ Mbyllet ndeshja me barazim 0-0.
90+5′ Te Dinamo kërkojnë penallti. Kryesori Barjamaj vijon lojën pasi VAR merr pak kohë për të kontrolluar rastin. (VIDEO)
90+1′ Dinamo tenton me të gjitha forcat për të gjetur avantazhin. Miqtë mbrohen mirë me 9 lojtarë.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
89′ Jonuzi i merr vendin Meksit te Dinamo.
87′ Nani ndëshkohet me karton të verdhë te Dinamo pas faullit të shkaktuar.
85′ Largohet Toli dhe aktivizohet Dita te Dinamo.
82′ Askush nuk i beson syve. Mensah humbet rastin e artë për avantazhin e Vllaznisë, ndërsa portieri Teqja bën rolin e heroit. (VIDEO)
79′ Askush nuk e mbërrin krosimin e Qatos nga goditja e dënimit. Sfida vijon në barazim 0-0.
75′ Largohen Dodaj dhe Mala, aktivizohen Mensah dhe Qato te Vllaznia. Dodaj ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor, para se të dalë nga fusha.
71′ Barjamaj akordon faull në dëm të Rrepajt. (VIDEO)
70′ Largohet Maliqi dhe aktivizohet Bregu te Dinamo.
68′ Dinamo për shkak të superioritetit numerik fiton terren. Mungon befasia.
62′ Pusi aktivizohet te Vllaznia, largohet Gruda.
58′ VAR ndërhyn dhe faulli i Jagos ndaj Maliqit kthehet në karton të kuq nga kryesori Barjamaj. Kështu tashmë janë 3 lojtarë të larguar nga fusha. Ishte në superioritet numerik, por Vllaznia nga ky moment sheh veten në inferioritet. (VIDEO)
50′ Goditja e Qefalijës gjen shtyllën. Vllaznia është me fat në këtë moment. (VIDEO)
48′ Sërish karton i kuq. Këtë herë është për Vllazninë, Bajrami largohet nga fusha pas ndërhyrjes ndaj Zabërgjës. (VIDEO)
47′ Gjuajtja e Balajt me kokë devijohet nga Teqja në këndore. (VIDEO)
46′ Pjesa e dytë nis me ndryshim te Vllaznia. Stojanoviç i ndëshkuar i lë vendin Rrepajt.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë me barazim 0-0.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
45′ Maliqi i Dinamos tenton nga jashtë zone. Sfera shkon larg portës së mbrojtur nga Jukaj.
45′ Mala provon me të djathtën nga jashtë zone. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
43′ Ildi Gruda ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit të shkaktuar.
40′ Vllaznia me 1 lojtar më shumë dikton lojën. Dinamo mbron me të gjitha forcat.
34′ Dinamo tenton të krijojë diçka në zonën kundërshtare. Jukaj mbyll pa problem.
31′ Stojanoviç ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Zabërgjës.
28′ Tjetër rast për Vllazninë. Kuqeblutë nuk përfitojnë nga minutat e mira, për të dërguar topin në rrjetë. (VIDEO)
27′ Gruda humbet mundësinë e artë, për t’i dhënë avantazhin Vllaznisë. (VIDEO)
26′ Esat Mala i shkon pranë golit. Goditja e tij përfundon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
22′ Dinamo mbetet me 10 lojtarë. Karamba merr kartonin e dytë të verdhë pasi ndal Balajn me faull. Krymi në anën tjetër merr karton të verdhë për protesta. (VIDEO)
20′ Karton i verdhë për Karambën, pas ndërhyrjes ndaj Salës.
16′ Nani provon të bëjë çdo gjë vetë. Është Jukaj që e ndal në fund.
14′ Protesta te Vllaznia që kërkon goditje këndore, topi nis nga rivënia fundore. (VIDEO)
12′ Meksi te Dinamo ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor. Lojtari dinamovit kthehet në fushë me kokën e fashuar.
10’ Sala fiton goditjë këndore, pasi topi i gjuajtur prej tij përfundoi jashtë.
9’ Teqja ndal goditjen e Dodajt, që tenton të befasojë. Gjithçka nisi nga goditja e dënimit për Vllazninë. (VIDEO)
7′ Skuadrat nuk nxitohen në minutat e para. Mundohen të qarkullojnë topin.
1′ Nis ndeshja në Elbasan.
FORMACIONET ZYRTARE
DINAMO: Teqja, Hoxha, Zabërgja, Maliqi, Karamba, Tiago, Qefalija, Meksi, Aliji, Lorran, Toli
Trajner: Ilir Daja
VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Krymi, Gruda, Sala, Balaj, Bajrami, Mala, Dodaj, Jago, Stojanoviç
Trajner: Tomas Brdariç
ARBITRAT E SFIDËS
Arbitër kryesor: Kreshnik Barjamaj
Asistent 1: Erind Burgu
Asistent 2: Maringlen Llukmani
Arbitër i 4: Eldorjan Hamiti
VAR: Enea Jorgji
Avar: Emanuela Rusta
Delegat: Marjus Sulejmani
Vëzhgues: Ervis Peza
PANORAMASPORT.AL













