Postuar: Mars 22, 2026 | 13:05
VIDEO/ Trajneri nuk e riktheu për “play off” të Botërorit, ish-sulmuesi i Tiranës realizon golin e 18 në Turqi
Florent Hasani po kalon sezonin më të mirë në Ligën e Parë turke. Sot shënoi golin e tretë të sfidës për Amedspor, që po luan në transfertën e Hatajspor.

Hasani është në kuotën e 18 golave dhe gjashtë asistimeve, si golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit. Për ish-lojtarin e Tiranës nuk pati një rikthim te përfaqësuesja e Kosovës në fazën “play off” të Botërorit, pasi konkurrenca në sulm është e madhe.
Amedspor ku Hasani u transferua në merkaton e dimrit, synon që të ngjitet në Superligën turke. Aktualisht është brenda objektivit, duke qenë pjesë e dy vendeve të para.
Goli i Florent Hasani: (VIDEO)
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













