VIDEO/ Tirana dhe Vllaznia e kthejnë “klasiken” në miqësore, të gjithë të lumtur në përfundim të 90 minutave pa shije

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2025 | 0:01

VIDEO/ Tirana dhe Vllaznia e kthejnë “klasiken” në miqësore, të gjithë të lumtur në përfundim të 90 minutave pa shije

Tirana dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në një barazim pa gola dhe pa shumë shije mes tyre në “Elbasan Arena” ku triumfoi mërzia për spektatorët, por që la të lumtura ekipet të cilat nuk shohin të kompromentuara pozitat e tyre në renditje.

bandicam 2025-03-11 18-26-42-995

Futboll u luajt vetëm në pjesën e parë, ku Tirana ishte më kërkuese dhe pa t’i anulohen dy gola për pozicion jashtë loje, Pastaj në të dytën nuk kishte thuajse asgjë, pasi “klasikja” e futbollit shqiptar u kthye në një miqësore, me ritëm të ulët, vonesa të pafundme loje nga skuadrat, ndërprerje të vazhdueshme për faulle dhe shumë mërzi.

Në fund të dy skuadrat morën atë që u interesonte, të paktën nga një pikë që nuk u prish punë, duke parë edhe rezultatet e rivalëve direkt në renditje.

TIRANA-VLLAZNIA 0-0

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin pa gola.

90’+5’ Soler i lë vendin Markut në radhët e Tiranës.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

90’ Ernest hyn në zonë nga majta por pastaj ngatërrohet me këmbët e tij dhe dorëzon topin te Jukaj. (VIDEO)

89’ Abah merr vendin e Ndrecës në radhët e Tiranës.

86’ Kahrimanoviç del mirë në sulm në të majtën, pasimi i tij në qendër shkon te Mensah i cili nuk gjuan siç duhet para portës. (VIDEO)

85’ Soler ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Krymit.

85’ Balaj lë fushën e lojës, Mensah merr vendin e tij në radhët e Vllaznisë.

82’ Zharmuni i lë vendin në fushë Prengajt në radhët e Tiranës.

79’ Provon edhe Ndreca me një gjuajtje fluturimthi pranë zonës, pa asnjë rrezik për Jukajn.

77’ Ernest provon të gjejë portën me një kthesë akrobatike, me shënjestër shumë të gabuar.

74’ Qato ndëshkohet me karton të verdhë.

73’ Kahrimanoviç hyn në zonë nga e majta dhe gjuan por nuk gjen portën. (VIDEO)

72’ Mala dhe Sala lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Kahrimanoviç dhe Çobës në radhët e Vllaznisë.

70’ Një nga aksionet e rralla sulmuese të Vllaznisë në këtë pjesë, ndalet nga vërshëllima e Jorgjit për faull të Gurishtës në sulm, mes protestave të kuqebluve. (VIDEO)

67’ Prej disa minutash nuk ndodh thuajse asgjë në aspektin sulmues nga dy skuadrat, të cilat kanë ulur në mënyrë të dukshme ritmin me faulle, apo edhe me rivëniet e topit në lojë që zgjasin shumë më tepër se normalisht.

61’ Përsëri është Soler ai i cili gjuan nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën shkodrane.

60’ Pas një goditje nga këndi, Soler ka topin në pozicion të favorshëm në zonë, por gjuan në mënyrë të gabuar jashtë katërkëndorit.

59’ Dodaj merr vendin e Grudës në radhët e Vllaznisë.

49’ I sapofuturi Qato provon me një gjuajtje të fortë nga distanca, Selmani devijon mbi traversë. (VIDEO)

46’ Qato merr vendin e Deliut në radhët e Vllaznisë në fillimin e pjesës së dytë.

45’+5’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+3’-45’+5’ Një harkim i Soler nga e djathta gjen Ernest i cili me kokë gjuan dhe mposht Jukajn. Goli anulohet për pozicion jashtë loje pas 3 minutash pritje për VAR-in. (VIDEO)

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Përgjoni provon nga distanca, topi nuk gjen portën e kuqebluve.

42’ Ndreca nga e majta hyn në zonë dhe gjuan, pro tentativa e tij bllokohet nga një mbrojtës dhe shkon lehtësisht në duart e Jukajt.

42’ Deliu ndëshkohet me karton të verdhë.

41’ Një harkim nga e majta gjen Zharmuni në shtyllën e dytë, sulmuesi bën të pabesueshmen teksa pak hapa larg portës çon sferën jashtë. (VIDEO)

34’ Gruda hyn në zonë nga e majta, pasimi i tij në qendër devijohet larg zonës nga prapavija bardheblu.

29’ Mala përfiton nga një harkim nga e majta, gjuajtja e tij ndalet nga Selmani. (VIDEO)

28’ Balaj nga e majta pason në zonë, por Gruda nuk ia del të kthejë drejt portës. (VIDEO)

24’ Një tjetër goditje këndi e bardhebluve nuk shfrytëzohet pasi Dembele e Zharmuni nuk kthejnë dot topin drejt portës. (VIDEO)

18’ Mbetet në sulm Tirana, e cila ka një tjetër goditje këndi në dispozicion, por nuk ia del të rrezikojë portën kundërshtare.

12’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Zharmuni çon sferën në rrjetë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të sulmuesit. (VIDEO)

11’ Një goditje nga këndi sjell panik në prapavijën e Vllaznisë, teksa Jukaj rrëzohet mbi Bajramin dhe pastaj Ndreca sheh gjuajtjen e tij të devijohet jashtë. (VIDEO)

9’ Vllaznia ka mundësinë të rrezikojë me një goditje dënimi në krahun e djathtë të sulmit, por harkimi i Gurishtës është shumë i gabuar dhe shkon në anësore në krahun tjetër.

6’ Minuta e para janë më shumë studim nga skuadrat, me ritëm të ulët dhe topin që kalon nga një gjysmëfushë në tjetrën pa rrezik për portat.

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Selmani, Vera, Mici, Dembele, Soler, Përgjoni, Smaçi, Ndreca, Ernest, Kola, Zharmuni

Trajner: Bledi Shkëmbi

Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Krymi, Gruda, Sala, Balaj, Bajrami, Mala, Deliu, Jago, Stojanoviç

Trajner: Tomas Brdariç

PANORAMASPORT.AL