Postuar: Shkurt 15, 2026 | 22:30
VIDEO/ Tifozët e Elbasanit nuk ndalën as në Shkodër, nxjerrin inatin e humbjes duke shkatërruar stolat e stadiumit
Tifozët e Elbasanit, sa të zëshëm janë bërë në tribunat e stadiumeve gjatë këtij sezoni, aq kanë filluar të bëhen problematikë rregullisht, si në fushën e tyre, ashtu edhe jashtë saj.

Rasti më i fundit ishte ndeshja e sotme ndaj Vllaznisë, ku në fund të sfidës, ultrasit e verdhebluve, kanë nxjerrë inatin e humbjes duke kërkuar me çdo kusht përplasjen me mbështetësit shkodranë që kishin afër në tribunën qendrore.
Ata kanë shkatërruar stolat në pjesën ku ishin vendosur në tribunat pas portës dhe kanë filluar të gjuajnë me to drejt tribunës qendrore ku ishin shkodranët, për fat të mirë pa ia arritur qëllimit, përtej shkatërrimit të stadiumit.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













