LIVE CELJE-EGNATIA/ Kampionët e Shqipërisë me mungesa të rëndësishme, nis me rast sfida historike në Champions
Egnatia e Nevil Dedes luan sot për historinë prej orës 20:15. Kampionët e Shqipërisë përballen me Çeljen në Slloveni, ndërsa në takimin e parë barazuan 3 me 3. Sfida është e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Kampioneve.

Një fitore do i siguronte zyrtarisht Egnatias, që në rastin më të keq të ishte në grupet e Ligës së Konferencës. Ndaj edhe përballja ka rëndësi të veçantë, ndërsa ekipi i trajnerit Dede dominoi sfidën e parë.
Nuk ka dyshime për Albano Aleksin, i cili ndodhet sërish në stol. Adjesa udhëheq sulmin pasi i dëmtuar qëndron Bakajoko. “Panorama Sport” mëson se Diabate mungon duke qenë se nuk u pajis në kohë me dokumentacionin e duhur.
REZULTATI LIVE
ÇELJE 0-0 EGNATIA
NGJARJET KRYESORE
5′ Faull i shkaktuar nga Bitri. Çelje ka mundësinë që të dalë përpara. Krosim plotësisht i gabuar.
1′ Rast që në fillim i krijuar nga Egnatia. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja në Slloveni.
FORMACIONET ZYRTARE
ÇELJE: Leban; Koutris, Hrka, Tutyskinas, Sirvys, Kvesiç, Daniel, Zabukovnik, Seslar, Kucys, Avdyli
Trajner: Vitor Kampelos
EGNATIA: Dajsinani; Sota, Bitri, Xhemajli, Haime, Loukili, Kryeziu, Fernando, Jago, Albanese, Adjesa
Trajner: Nevil Dede


STOLI

PANORAMASPORT.AL













