EKSKLUZIVE/ E bujshme para sfidës historike, Egnatias i bllokojnë heroin e sfidës ndaj Celjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2026 | 19:13

EKSKLUZIVE/ E bujshme para sfidës historike, Egnatias i bllokojnë heroin e sfidës ndaj Celjes

Egnatia do të përballet me Çeljen në Slloveni. “Panorama Sport” mëson se Ibrahim Diabate mungon për shkak se nuk u pajis në kohë me vizën e nevojshme. Dokumentacioni bën që të humbë sfidën vendimtare të 28 korrikut. 

egnatia

22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ishte autor i golit të barazimit 3 me 3 në “Arena Egnatia”. Ambasada sllovene ndërkohë u kthye sërish në problem, njësoj si për Dinamon.

Bakajoko është po ashtu mungesë e rëndësishme. Kujtojmë se ky i fundit u dëmtua në ndeshjen e parë.

Nevil Dede duhet të bëjë me stol të cunguar. Me përjashtim të portierëve janë në dispozicion edhe Aleksi, Ndreca, Ajeti, Smajli, Gruda dhe Montenegro.

STOLI I EGNATIAS

Screenshot 2026-07-28 191300

TITULLARËT

Screenshot 2026-07-28 190129

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL