ZYRTARE/ Klubi i Seria A merr vendimin, mbrojtësi i Shqipërisë U-21 ndryshon ekip në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2026 | 18:56

ZYRTARE/ Klubi i Seria A merr vendimin, mbrojtësi i Shqipërisë U-21 ndryshon ekip në Itali

Adi Kurti është zyrtarizuar nga Cerignola në Serinë C italiane. Ky është vendimi i Hellas Verona, që vendosi ta huazonte për më tepër minuta te Ternana gjatë sezonit të kaluar.

Screenshot 2026-07-28 185542

Kurti është qendërmbrojtës dhe bën pjesë te Kombëtarja U-21. I gjatë 1.94 metër, futbollisti i lindur në Elbasan debutoi me ekipin e parë të Veronës gjatë edicionit të kaluar. Bëhej fjalë për ndeshje Kupe.

Më pas luajti me Ternanën si i huazuar, pikërisht në Serinë C. Aty ku tashmë i është bashkuar Cerignolas.

Për 20-vjeçarin ekziston mundësia e blerjes së kartonit nga Cerignola. Megjithatë, Verona ka ruajtur edhe një opsion po ashtu për blerje të Kurtit nëse Cerignola vendos ta mbajë pas përfundimit të sezonit.

PANORAMASPORT.AL