VIDEO/ Teuta fiton me sforco minimale mes polemikave, Vorës i anulohet goli në minutën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2025 | 23:55

VIDEO/ Teuta fiton me sforco minimale mes polemikave, Vorës i anulohet goli në minutën e fundit

Teuta ka lënë pas krizën duke gjetur pas katër ndeshjesh përsëri fitoren, duke e mposhtur me shifrat 1-0 në ndeshjen e luajtur në Durrës.

bandicam 2025-11-22 17-57-18-595

Por ka qenë një fitore mes polemikash, për shkak të një goli të anuluar për Vorën në fundin e ndeshjes. Pikërisht në minutën e fundit shtesë, vorakët shënuan me Luis Felipe, por gjyqtari akordoi dhe pastaj anuloi golin pas thirrjes nga VAR-i.

VORA-TEUTA 0-1
68′ Kotobelli

NGJARJET KRYESORE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren e Teutës.

90’+6’- 90’+8’ E pabesueshme çfarë ndodh në Durrës! Vorakët shënojnë golin e barazimit me gjuajtjen e Luis Felipe. Gjyqtari bën shenjë nga qendra, por pastaj thirret nga VAR dhe pasi sheh për pak sekonda pamjet, anulon golin për faull të Ruzgis mes protestave. (VIDEO) (VIDEO)

90’+2’ Myszor ndëshkohet me karton të verdhë.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Kotobelli ndëshkohet me karton të verdhë.

88’ Një harkim nga e djathta gjen Ruzgis i cili gjuan fluturimthi, por nuk gjen portën. (VIDEO)

85’ Dalipi i lë vendin Uollas në radhët e Vorës.

84’ Myszor rrezikon menjëherë portën me një gjuajtje nga e majta.

83’ Boçi dhe Fadairo i lënë vendin në fushë Zhoel dhe Myszor në radhët e Teutës

80’ Jurgens depërton mes mbrojtësve, Shehi e ndal në mënyrë të parregullt.

76’ Barjamaj dhe Zuna i lënë vendin në fushë Luis Felipes dhe Tabakut te Vora. Ndërkohë, Beshiraj i bën vend Zelës në radhët e Teutës

75’ Fadairo hyn në zonë nga e djathta dhe lëshon një diagonale të cilën Ruçi e devijon në këndore. (VIDEO)

68’ GOOOL TEUTA! Pas një goditje nga këndi, Ruçi grushton topin që shkon te Kotobelli, i cili gjuan dhe Ruzgis largon sferën në vijën fatale. Por gjyqtari sinjalizon nga qendra duke treguar se sfera ka kaluar vijën fatale. (VIDEO)

66’ Vinicius ndëshkohet me karton të verdhë për një mbajtje ndaj Beshirajt.

65’ Vinicius merr vendin e Dakës në radhët e Vorës.

65’ Votlai ndëshkohet me karton të verdhë.

64’ Arifi i lë vendin Jurgens në radhët e Teutës.

63’ Pas një harkimi në zonë, Votlai gjuan me kokë por gjen Shehin i cili largon sferën me kokë.

58’ Panik në zonën e Vorës, një gjuajtje e Fadairos ndalet nga Dalipi para se të shkojë drejt rrjetës. (VIDEO)

57’ Një gjuajtje nga e majta e sulmit të Teutës, shkon direkt në duart e Ruçit.

50’ Barjamaj ndëshkohet me karton të verdhë për vonesën në kryerjen e një goditje dënimi, teksa pretendonte se Fadairo ishte shumë afër.

46’ Pjesa e dytë nis me ndryshime pasi Ruzgis merr vendin e Ajodele në radhët e Vorës.

45’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

43’ Zuna detyrohet të ndalë në mënyrë të parregullt Arifin e nisur drejt zonës dhe ndëshkohet me të verdhë. (VIDEO)

40’ Kasalla ndëshkohet me karton të verdhë për faullin ndaj Zhongos.

36’ Tjetër mundësi e mirë shënimi për Teutën, këtë herë me Fadairon i cili gjuan nga e djathta dhe sfera shkon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

30’ Arifi shpërthen në zonë në të majtën, gjuajtja e tij në shtyllën e parë devijohet jashtë me vështirësi nga Ruçi. (VIDEO)

26’ Vora ekzekuton një goditje dënimi të shpejtë me një harkim në zonë që largohet me shumë vështirësi nga mbrojtja e Teutës.

24’ Përsëri Selmani i vëmendshëm, ndal një gjuajtje qendrore të Barjamajt drejt katërkëndorit të tij.

16′-19′ Boçi gjuan nga e majta, sfera devijohet dhe kthehet në asist për Arifin i cili me të majtën mposht Ruçin. Por gjyqtari pret vendimin e VAR dhe pastaj sinjalizon për pozicion jashtë loje të Boçit gjatë aksionit. (VIDEO)

11’ Përgjoni harkon një goditje dënimi të rrezikshme në zonën e Vorës, mbrojtja spastron rrezikun. (VIDEO)

10’ Teuta ka zhvendosur lojën pranë zonës kundërshtare, por pa ia dalë që të rrezikojë portën e Ruçit.

2’ Aksion i rrezikshëm i Vorës me një gjuajtje të Kasallës që ndalet nga Selmani e më pas Daka gjuan jashtë. (VIDEO)

1’ Boçi harkon nga e majta, topi nuk devijohet nga Beshiraj dhe mbrojtja largon.

1’ Nis takimi në Durrës.

FORMACIONET ZYRTARE

Vora: Ruçi; Zuna, Repaj, Shehi, Barjamaj, Dalipi, Adeloje, Geci, Bardhi, Kasalla, Daka

Trajner: Arjan Bellaj

Teuta: Selmani; Përgjoni, Zhongo, Kotobelli, Maçolli, Boçi, Vila, Votlai, Fadairo, Arifi, Beshiraj

Trajner: Enkelejd Dobi

PANORAMASPORT.AL