VIDEO/ Tetë gola, penallti të përsëritura dhe të humbura si dhe shumë spektakël! Dinamo i jep leksion futbolli Tiranës në derbi
Dinamo ka dhuruar një leksion të mirë futbolli në derbin përballë Tiranës, duke fituar me shifrat 6-2 e shfaqur diferencën e thellë që ka mes dy skuadrave që luftojnë për objektiva të kundërt këtë sezon.

Blutë ishin të pamëshirshëm që në start duke diktuar ritmin e tyre me tre gola të njëpasnjëshëm të Guindo, Qardakut e Bregut, teksa bardheblutë dukeshin të kapitulluar. Goli i Rafael dha një sinjal para pushimit, por me kthimin e ekipeve në fushë, erdhi edhe goli i katërt i Dinamos me Vilën që praktikisht shkoi shpresat e tyre.
Përsëri Qardaku e më pas Bregu me një penallti të përsëritur çuan në 6 numrin e golave për “nëndetësen”, ndërsa Tare nga ana tjetër tundi rrjetën sa për statistike. Shifrat mund të ishin më të thella, por në fund Vila shpërdori një penallti për golin e dytë personal dhe takimi u mbyll “vetëm” 6-2.
DINAMO-TIRANA 6-2
5′ Guindo, 11′, 61′ Qardaku, 25′, 67′ (p) Bregu, 47′ Vila / 40′ Rafael, 76′ Tare
NGJARJET KRYESORE
90’ Mbyllet ndeshja me fitoren 6-2 të Dinamos.
87’ Gjuan penalltinë Lorenco Vila, por Tafas gjen krahun e duhur dhe e grushton atë. (VIDEO)
84’ Tafas del në mënyrë të gabuar në këmbët e Karramba duke shkaktuar faull dhe gjyqtari bën shenjë për penallti. (VIDEO)
79’ Haxhiu del nga e djathta dhe gjuan duke çuar sferën mbi traversë. (VIDEO)
78’ Lorran merr vendin e Nezirit të dëmtuar.
76’ GOOOL TIRANA! Një top i fituar nga Mehmeti në të djathtën pasohet në shtyllën e parë ku Tare mposht Teqjen. (VIDEO)
71’ Xhejms, Karamba dhe Farruku hyjnë në fushë në vend të Nani, Qardakut dhe Bregut te Dinamo.
68’ Mehmeti dhe Mihana hyjnë në fushë në vend të Tabeku dhe Eliton.
68’ H. Berisha merr vendin e Guindo te Dinamo.
67’ GOOOL DINAMO! Shënon Bregu me penallti. (VIDEO)
65’ Bregu gjuan nga pika e bardhë dhe shënon, por më pas gjyqtari sinjalizon se duhet përsëritur 11-metërshi pasi skuadrat ishin rreshtuar në mesfushë. (VIDEO)
64’ Bregu depërton në zonë, pason te Qardaku i cili gjuan mbi traversë. Por VAR thërret kryesorin të shohë një ndërhyrje ndaj Bregut dhe ai akordon penallti. (VIDEO)
61’ GOOOL DINAMO! Përsëri një zbritje e shpejtë e Dinamos me Bregun nga e djathta, topi më pas shkon në qendër ku Qardaku në ecje e sipër gjuan dhe mposht përsëri Tafas. (VIDEO)
54’ Bardheblutë kërkojnë penallti për një prekje të topit me dorë nga Teikseira të Dinamos, por gjyqtari lë lojën të vazhdojë duke e cilësuar të pavullnetshme. (VIDEO)
47’ GOOOL DINAMO! Tjetër supergol nga blutë, këtë radhë me një predhë nga distanca nga Lorenco Vila që ndalet në rrjetë. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë me Taren dhe Voglin në lojë në radhët e Tiranës.
45’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 3-1 të Dinamos.
44’ Aksion i shpejtë i Bregut i cili provon me një gjuajtje tokazi nga jashtë zonës, por gjen përgjigjen e Tafas. (VIDEO)
40’ GOOOL TIRANA! Aksion i gjatë i bardhebluve dhe në fund është Rafael ai i cili gjuan duke mposhtur Teqjen me një predhë nga jashtë zonës. (VIDEO)
36’ Ismajli lë fushën e lojës, duke i bërë vend prurjes së fundit te bardheblutë, Basilio Ndong.
34’ Gjuajtja e fortë e Bregut në kufijtë e zonës, Tafas grushton.
33’ Tjetër sulm i Nani nga e djathta, pasimi fillimisht nuk kontrollohet nga Bregu e më pas ai harkon përsëri për Vilën në shtyllën e dytë, me sulmuesin i cili nuk e kthen dot me kokë drejt portës. (VIDEO)
32’ Nani nga e djathta jep një pasim të mirë në qendër të zonës, por atje nuk arrin askush ta devijojë.
27’ Eliton tenton me një gjuajtje ballore në hyrje të zonës, sfera shkon jashtë katërkëndorit të mbrojtur nga Teqja. (VIDEO)
25’ GOOOL DINAMO! Nani kalon këdo që i del para në krahun e djathtë, pason për Bregun i cili kontrollon me shpejtësi dhe pastaj lëshon në predhë të pakapshme për Tafas. (VIDEO)
20’ Aksion fantastik i Bregut i cili nga e majta depërton në zonë duke dribluar këdo që i del para, gjuajtja e tij diagonale mposht Tafas por Valerianos ia del të ndalë topin para se të shkonte në rrjetë. (VIDEO)
18’ Mundohet të reagojë Tirana me një aksion nga e djathta të dyshes Tabeku-Zhunior, pasimi në qendër largohet nga mbrojtja.
16’ Presing i lartë i Dinamos që nuk lejon Tiranën të organizojë aksione sulmuese.
11’ GOOOL DINAMO! Kryevepër e Qardakut me goditje dënimi, pasi gjuajtja e tij shkon në trekëndëshin e portës së Tafas. (VIDEO)
5’ GOOOL DINAMO! Bregu harkon një goditje dënimi dhe gjen Guindo i cili me kokë mposht Tafas. (VIDEO)
1’ Menjëherë rrezikshëm Dinamo me një pasim nga e majta që devijohet me vështirësi nga Tafas.
1’ Nis dueli në “Air Albania”.
FORMACIONET ZYRTARE
DINAMO: Teqja, Tekseira, Gudiabi, Guindo, Vila, Bregu, Maliqi, Nani, Beqja, Neziri, Qardaku
TRAJNER: Ilir Daja
TIRANA: Tafas, Vera, Lleshi, Fernandez, Rafael, Haxhiu, Valerianos, Zhunior, Ismajli, Tabekou, Meta
TRAJNER: Ardian Nuhiu
PANORAMASPORT.AL













