Postuar: Mars 22, 2026 | 13:29
VIDEO/ Sulmuesi shqiptar nuk di të ndalet me gola në Itali, radha e Interit U-20 për ta pësuar
Flavio Sulejmani ka gjetur sot golin e 12-të në Primavera me Lacion U-20. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën e Interit U-20, për rezultatin 0 me 2.

20-vjeçari po spikat duke qenë golashënuesi më i mirë për ekipin e tij. Goli i Sulejmanit erdhi në minutën e 17.
Talenti i moshave të Lacios është tashmë pjesë e “Top 10” golashënuesve më të mirë në Primavera të Italisë. Ndërkohë me vlerësimin 600 mijë euro në tregun e “transfermarkt”, është i dyti në listën e ekipit.
Goli i Flavio Sulejmanit: (VIDEO)
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













