VIDEO/ Sulmuesi që i dha lamtumirën Elbasanit nuk ndalet me ekipin e ri, vjen goli i katërt në 3 ndeshje në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2025 | 19:34

VIDEO/ Sulmuesi që i dha lamtumirën Elbasanit nuk ndalet me ekipin e ri, vjen goli i katërt në 3 ndeshje në kampionat

Amarildo Gjoni është kthyer në protagonistin e kampionatit moldav të futbollit me fanellën e Sherif Tiraspol që në javët e para të tij, duke shënuar me një rregullsi mbresëlënëse. Sulmuesi i cili i dha lamtumirën Elbasanit në fundin e sezonit që sapo u mbyll, po shkëlqen me ekipin moldav, teksa sot ka shënuar golin e tij të katërt në vetëm 3 ndeshje të luajtura në kampionatin e ri.

bandicam 2025-07-13 19-24-25-175

Në ndeshjen ndaj Balti, atij iu deshën vetëm pak minuta për të tundur përsëri rrjetën me skuadrën ky është kthyer në bomberin kryesor të ekipit. Gjoni përfitoi nga një vendosje e gabuar e mbrojtjes për t’iu shmangur pozicionit jashtë loje dhe për të dërguar topin në rrjetë.

SHIH VIDEON

Në dy ndeshjet e mëparshme të tij me fanellën e Sherif në kampionat, ai kishte shënuar 3 gola të tjerë duke e çuar totalin e tij në katër dhe duke qenë tashmë kryesues i renditjes së golashënuesve të kampionatit që në javët e para të tij.

PANORAMASPORT.AL