VIDEO/ Sulmuesi më produktiv, i harruari i Kombëtares gjen golin e radhës pas asistit perfekt të Ajetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2026 | 14:37

VIDEO/ Sulmuesi më produktiv, i harruari i Kombëtares gjen golin e radhës pas asistit perfekt të Ajetit

Taulant Seferi po kalon sezonin më të mirë në karrierë jashtë Shqipërisë. Sot shënoi golin e 16-të në Ligën e Parë turke ku regjistron edhe shtatë asistime. Sulmuesi i Kombëtares zhbllokoi takimin në favor të Bodrumspor, që po përballet me Istanbulspor.

bandicam 2026-03-22 14-22-36-141

Ishte Arlind Ajeti, që dha asistimin perfekt me një top të gjatë në minutën e tetë. Goli i Seferit më pas ishte mjaft i bukur.

Ndeshja është e vlefshme për javën 32 të Ligës së Parë. Bodrumspor po shkon i sigurt drejt fazës “play off” ku më pas do synojë ngjitjen në Superligë.

Kujtojmë se Ajeti është ftuar nga trajneri Silvinjo te Kombëtarja. Ftesa për Seferin ndërkohë mungon që nga viti 2024.

Goli i Seferit: (VIDEO)

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL