VIDEO/ Shumë luftë por mungon shënjestra, Teuta dhe Flamurtari ndajnë pikët në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2026 | 23:43

VIDEO/ Shumë luftë por mungon shënjestra, Teuta dhe Flamurtari ndajnë pikët në Durrës

Teuta dhe Flamurtari kanë ndarë pikët në ndeshjen që ka mbyllur javën e 26-të në Kategorinë Superiore.

bandicam 2026-02-28 19-29-54-837

Pritej një ndeshje me shumë raste nga skuadrat por ato kanë qenë me “pikatore” pasi ekipet ruheshin më shumë që të mos pësonin. Sfida u ndez në pjesën e dytë kur Arifi shënoi autogol duke u dhënë avantazhin vlonjatëve, ndërsa durrsakët u hodhën me shumë forca në sulm. Ata ia dolën të shënonin me Dacin e shpërdoruan edhe mundësi të mira për të fituar ndeshjen në fund.

Por si përfundim, të dy ekipet u desh të kënaqeshin me nga një pikë që nuk ndryshon shumë situatën e tyre në kalsifkim.

TEUTA-FLAMURTARI 1-1
75′ Daci / 54′ (ag) Arifi

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+1’ Përgjoni nga e majta gjen në zonë Boçin, gjuajtja e këtij të fundit fluturimthi nuk gjen portën. (VIDEO)

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

87’ Pikërisht Marku është ai i cili gjuan në zonën e Teutës, por sfera devijohet nga mbrojtësit.

87’ Marku hyn në fushë në vend të Rramanit në radhët e Flamurtarit.

86’ Gjuajtje e Boçit me të majtën nga jashtë zonës, sfera është qendrore dhe shkon në duart e Aleksovskit.

83’ Ismajli merr vendin e Jurgens në radhët e Teutës.

79’ Pas një goditje dënimi të Trashit, Maksuti gjuan me kokë para Selmanit, me sferën që nuk gjen portën e durrsakëve. Vlonjatët protestojnë për një goditje të portierit ndaj sulmuesit, por gjyqtari Xhaja bën shenjë që nuk ka asgjë. (VIDEO)

75’ GOOOL TEUTA! Pas një harkimi nga e djathta, Daci me një gjuajtje fluturimthi gjen golin e barazimit. (VIDEO)

74’ Maksuti shkëputet në të djathtën e sulmit, pason te Peralta i cili gjuan në mënyrë të gabuar pa gjetur portën.

69’ Daci dhe Kuqi hyjnë në fushën e lojës në vend të Arifit dhe Gonçalves në radhët e Teutës.

64’ Ememe, Nunjez dhe Kasa i lënë vendin në fushë Lushajt, Mbe dhe Peralta në radhët e Flamurtarit.

61’ Votlai tenton me një gjuajtje nga distanca pa shqetësuar portierin e Flamurtarit.

58’ Jurgens hyn në zonë nga e majta, pasimi i tij në fundore në qendër largohet nga mbrojtja.

54’ GOOOL FLAMURTARI! Pas një goditje dënimi të Trashit, topi devijohet nga Arifi në portën e tij duke i dhënë avantazhin miqve. (VIDEO)

53’ Vila shkakton faull ndaj Maksutit dhe dëmtohet, duke i bërë vend Tolit.

46’ Vila ndëshkohet menjëherë me karton të verdhë.

46’ Pjesa e dytë nis me Todoroskin në vend të Urbaez në radhët e Flamurtarit.

45’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

38’ Ka panik në zonën e vendasve pas një rrëshqitje të Përgjonit në zhvillimin e një goditje dënimi, Selmani kontrollon gjithçka dhe mbërthen sferën.

32’ Rramani shkakton faull në kufijtë e zonës ndaj Jurgens, duke rrezikuar një penallti. (VIDEO)

28’ Jurgens ekzekuton një goditje dënimi, sfera kalon lart, ngjitur me traversën e portës së miqve. (VIDEO)

27’ Edhe Nunjez ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Përgjonit.

26’ Boçi tenton edhe nga distanca në të majtën, shënjestra nuk është e duhura. (VIDEO)

21’ Kotobelli jep një pasim të mirë për Boçin në të majtën e sulmit, por ky i fundit nuk ia del të kontrollojë sferën sicc duhet dhe topi shkon në fundore.

17’ Gonçalves provon nga e djathta e sulmit, Aleksovski është i vëmendshëm në pozicion. (VIDEO)

15’ Lojë më e qetë pas një fillimi të vrullshëm pasi skuadrat mundohen që të mbajnë larg portës kundërshtarin në këtë fazë të ndeshjes.

6’ Boçi niset me shpejtësi në sulm në të majtën, Urbaez e ndal në mënyrë të parregullt e ndëshkohet me të verdhë.

5’ Maksuti nga e majta provon të pasojë në qendër, ku topi devijohet nga mbrojtja durrsake që rrezikon seriozisht autogolin.

4’ Gjuajtje e fortë e Arifit nga jashtë zonës, Aleksovski ndal sferën jo pa vështirësi.

1’ Nis dueli në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE

Teuta: Selmani, Përgjoni, Kotobelli, Zhongo, Vila, Maçolli, Votlai, Boçi, Jurgens, Gonçalves, Arifi.

Trajner: Enkelejd Dobi

Flamurtari: Aleksovski; Urbaez, Skuadrone, Ememe, Veiga, Trashi, Nunesh, Diavara, Ramani, Maksuti, Kasa

Trajner: Andi Ribaj

PANORAMASPORT.AL