VIDEO/ “Sherr” tek Egnatia për një penallti, kapiteni e kërkoi me ngulm për arsyen e veçantë
Fundi i ndeshjes mes Egnatias dhe Elbasanit në “Air Albania” shënoi një moment të veçantë pasi Ruçi fitoi një penallti në favor të rrogozhinasve.

Lojtari kërkoi të gjuante ai nga pika e bardhë, por atij iu drejtua menjëherë kapiteni Aleksi i cili kërkoi topin. Më pas Aleksi u kthye nga pankina dhe i bëri shenjë trajnerit Dede se do e gjuante ai.
Ai bëri shenjë se kishte dedikim për gruan e tij që ishte shtatzënë, duke bindur me sa duket trajnerin i cili e aprovoi. Ndaj, Bakajoko i cili kishte marrë sferën, hoqi dorë nga mundësia e tregolëshit dhe ia dorëzoi kapitenit.
SHIH VIDEON
Ky i fundit më pas e kreu gjithçka me sukses, duke ekzekutuar me “Panenka: dhe bëri festimin e tij me dedikim.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













