VIDEO/ “Reagim”, Elbasani thumbon pas ankesave të Partizanit për gjykimin. Verdheblutë publikojnë pamjet e gabimit të Hamitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2026 | 9:49

VIDEO/ “Reagim”, Elbasani thumbon pas ankesave të Partizanit për gjykimin. Verdheblutë publikojnë pamjet e gabimit të Hamitit

Ndeshja e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, mes Partizanit dhe Elbasanit, është shoqëruar me polemika të shumta. Të kuqtë kanë akuzuar gjyqtarin Eldorian Hamiti për vendimet që ka marrë, sidomos në shtesën e sfidës, kur akordi penalltinë që solli kualifikimin e Elbasanit.

elbasani

Klubi i kuq reagoi në rrjetet sociale, ashtu si edhe trajneri Kërnaja, duke shprehur hapur pakënaqësinë për gjykimin dhe duke shpallur “non grata” gjyqtarin ndërkombëtar. Nga ana tjetër, as Elbasani nuk ka heshtur, ndonëse postimi në rrjetet sociale për gjykimin më shumë dukej si një thumbim ndaj rivalëve që kaloi në Kupë.

Verdheblutë kanë publikuar një tjetër moment shumë të diskutueshëm në shtesën e sfidës, atë ku Fadairo goditi Kasën në zonë, por gjyqtari Hamiti la lojën të vazhdonte dhe as VAR-i nuk ndërhyri. “Reagim”, ishin fjalët e vetme që shkruante klubi i Elbasanit në këtë postim, duke lënë që pamjet të tregonin vetë gjithçka. Një thumbim në distancë për reagimet e shumta të Partizanit pas ndeshjes.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL