VIDEO/ Rasti i veçantë, pse nuk u anulua penalltia e Vllaznisë ndaj Tiranës pas prekjes së topit me dorë
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës nuk kaloi pa kontestime nga skuadrat, të cilat kishin pretendimet e tyre gjatë ndeshjes për episode të caktuara.

Nga një anë Vllaznia ishte e pakënaqur për dy interpretime që kuqeblutë mendonin se ishin penallti. Fillimisht ishte një kontakt mes Kortez dhe Bismark (VIDEO), e më pas për një prekje të topit me dorë në zonë nga Haxhiu në pjesën e parë (VIDEO).
Ndërkohë, bardheblutë ishin të pakënaqur për episodin e penalltisë të fituar nga Mala në minutën e 69-të të takimit, i cili ishte një rast me të vërtetë i veçantë. Fillimisht Kallaku prek topin me dorë, sfera largohet nga mbrojtja bardheblu e më pas shkodranët rinisin aksionin që sjell edhe penalltinë e Malës.
SHIH VIDEON
Por fakti që topi kishte qenë në zotërimin e bardhebluve pas prekjes së Kallakut, e bënte të pavlefshëm pretendimin e tyre, pasi gjyqtari si teori kishte lënë lojën të vazhdonte me avantazh. Ndërsa VAR-i nuk mund të hynte në lojë duke kërkuar rishqyrtimin e atij episodi, pasi kishte ndërruar zotërimi i topit dhe nisur një aksion tjetër që nuk kishte lidhje me aksionin e prekjes së topit me dorë nga ana e Kallakut. Ndaj edhe penalltia e akorduar në favor të Malës, qëndroi në fuqi.
PANORAMASPORT.AL













