VIDEO/ Raste të shpërdoruara dhe pretendime për penallti, Teuta me Elbasanin e mbyllin në paqe
Teuta dhe Elbasani e kanë mbyllur me barazim pa gola sfidën e vlefshme për javën e 29-të të Superiores.

Një ndeshje që nuk pati shumë për të treguar. Dhe pse Teuta me Elbasanin patën rastet e tyre, gjithçka u mbyll me rrjeta të paprekura.
Në përfundim të kesaj jave, Elbasani mbetet në vendin e pestë dhe Teuta në vendin e parafundit.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
TEUTA 0-0 ELBASANI
NGJARJET KRYESORE
90+8′ Mbyllet ndeshja në barazim pa gola.
90+1’+90+3′ Shikohet një rast për penallti në favor të Teutës. Në fund gjithçka konsiderohet e rregullt. (VIDEO)
90+1′ Ze Gomesh dhe Dros largohen, aktivzohen Gava dhe Gjoni.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
86′ Tafas i pakalueshëm. Devijon në këndore gjuajtjen e Lajthisë. (VIDEO)
84′ Beshiraj merr vendin e Arifit.
83′ Toma ndëshkohet me karton të verdhë.
82′ Skuadrat tregohen mjaft të kujdesshme dhe në minutat e fundit të kohës së rregullt.
77′ Tafas ndal goditjen e Arsen Kasës, që ishte pranë një supergoli. (VIDEO)
76′ Kapllani i lë vendin Llocit te Teuta.
73′ Ze Gomesh ndalet nga muri mbrojtës. Goditje dënimi për t’u harruar. (VIDEO)
69′ Xhoel merr vendin e Tsage tek Elbasani.
67′ Çyrbja i lë vendin Gjinollarit te Teuta.
67′ Tafas pret pa problem gjuajtjen e Tsage. Ky i fundit lëviz si duhet në zonën kundërshtarja, por goditja e tij nuk ka forcën e duhur. (VIDEO)
66′ Teuta humbet mundësinë e artë. Jazxhi nuk ia del pas krosimit të Karabecit dhe topi përfundon jashtë. (VIDEO)
65′ Musta ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.
64′ Tsage ndëshkohet me karton të verdhë.
59′ Kapllani ndalet nga Abalora. Gjuajtja e tij nuk pati forcën e duhur.
57′ Lajthia provon të shënojë supergol. Gjuajtja e tij përfundon jashtë. (VIDEO)
56′ Lila bën gjithçka vetë. Në fund ndalet nga Jazxhi. (VIDEO)
53′ Abalora kontrollon pa problem. Kotobelli me kokë u mundua të gjejë dikë në zonë. (VIDEO)
50′ Tafas arrin në dy kohë të kontrollojë goditjen e Tsage. Rast i mirë për Elbasanin. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë.
45+1′ Mbyllet pjesa e parë me barazim pa gola.
45+1′ Qose humbet rastin e artë për golin e avantazhit tek Elbasani. (VIDEO)
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
44′ Abalora tregohet sërish i vëmendshëm. Këtë herë ndal gjuajtjen e Tomës. (VIDEO)
42′ Abalora ndal gjuajtjen e Arifit. Sfida vijon pa gola.
40′ Teuta pranë golit me Arifin. Ky i fundit u shërbye nga Boçi. (VIDEO)
40′ Arifi fiton tjetër goditje këndi te Teuta. Vetëm kështu ia dalin ta ndalojnë lojtarin e Teutës në krahun e majtë.
36′ Kapllani ka nevojë për ndihmë mjekësore pas përplasjes me Tafas. (VIDEO)
32′ Mungon sërish finalizimi tek Elbasani. Shërbehet Tsage, por nuk godet si duhet me kokë dhe topi përfundon jashtë. (VIDEO)
30′ Tsage gjuan me kokë pas harkimit të Mustës në zonë. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
29′ Teuta dhe Elbasani mjaftohen me qarkullimin e topit në këto minuta.
23′ Lajthia shfaqet rrezikshëm te zona e Teutës. Gjuajtja e tij përfundon jashtë. (VIDEO)
20′ Arifi ndalet në fund, pas inkursionit në zonë. Këndore për Teutën.
19′ Faulla të shumtë që bëjnë sfidën të mos ketë ritëm.
16′ Aksioni i Teutës nuk vlen pasi ka pozicion jashtë loje. Gjuajtja e Vilës u devijua në këndore, që nuk kishte vlerë pas përfundimit të aksionit. (VIDEO)
12′ Tafas tregohet vendimtar duke ndalur gjuajtjen e Qoses. Rast i mirë për Elbasanin. (VIDEO)
10′ Lajthia provon të befasojë me gjuajtje të menjëhershme. Sfera përfundon jashtë.
8′ Karabeci pranë golit nga goditja e dënimit. Abalora largon në këndore. (VIDEO)
6′ Tsage me krosim të gabuar. Dhe pse afrohet në zonën kundërshtare, mungon qartësia.
1′ Qose kërkon të dhurojë spektakël, por nuk kordinohet si duhet. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja në Durrës.
FORMACIONET ZYRTARE
Teuta: Tafas, Jazxhi, Maçolli, Boçi, Karabeci, Kotobelli, Toma, Çyrbja, Kapllani, Arifi, Vila
Trajner: Bledar Hodo
Elbasani: Abalora, Olberkis, Qaqi, Dros, Tsage, Lajthia, Kasa, Ze Gomesh, Musta, Qose, Lila
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
PANORAMASPORT.AL













