VIDEO/ Publikohen pamjet, si do të jetë stadiumi i ri i Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2025 | 23:38

VIDEO/ Publikohen pamjet, si do të jetë stadiumi i ri i Tiranës

Stadiumi “Selman Stërmasi” do të jetë një fytyrë të re në të ardhmen dhe impianti bashkë me zonën përreth do të ndryshojnë plotësisht.

WhatsApp Image 2025-04-08 at 10.53.13

Projekti i dizajnuar nga “OMA” pret dritën jeshile për t’u vënë në zbatim bashkë me investitorët ndërkombëtarë e shqiptarë për stadiumin e Tiranës. Stadiumi i ri do të jetë i kategorisë IV të UEFA-s, që do të thotë i gatshëm për të pritur ndeshje të niveleve më të larta, përveç finaleve shumë të rëndësishme që kërkojnë stadium me mbi 50 mijë vende

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është publikuar një video se si do të jetë stadiumi pas përfundimit.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me projektin fitues të rilindjes së Stadiumit “Selman Stërmasi”, propozim i OMA Studio, prestigjiozja e arkitekturës ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruhet në postim.

“Selman Stërmasi”, emër i vendosur sipas legjendës së klubit bardheblu, u përdor deri në vitin 2010 edhe nga dy klubet e tjera të kryeqytetit Dinamo dhe Partizani. Stadiumi u ndërtua në vitin 1956 dhe u emërua stadiumi “Dinamo” deri në vitin 1991 kur iu dha emri i ri. Aktualisht stadiumi ka 9 mijë e 500 vende dhe u është nënshtruar disa herë rikonstruksioneve të ndryshme.

PANORAMASPORT.AL