VIDEO/ PSG-në e “ndihmon” dëmtimi i Dembele, hyn Due dhe e kthen nga 2-0 në 2-3 ndaj Monakos në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2026 | 22:55

VIDEO/ PSG-në e “ndihmon” dëmtimi i Dembele, hyn Due dhe e kthen nga 2-0 në 2-3 ndaj Monakos në Champions

PSG ka bërë një hap të sigurt drejt fazës tjetër në Ligën e Kampioneve me fitoren jashtë fushe përballë Monakos, ne derbin francez të këtij turi të turneut.

bandicam 2026-02-17 22-27-27-125

Në ndeshjen e luajtur në Principatë, skuadra vendase tronditi fillimisht kampionët me dy gola të shpejtë të Balogun, ndërsa Vitinja më pas humbi penalltinë që mund të hapte ndeshjen.

Por episodi që ndryshoi fatin e ndeshjes në fakt ishte dëmtimi i Dembele që në pjesën e parë të takimit, me vendin e tij në fushë që u mor nga Due, duke ndryshuar plotësisht ritmin e sulmit të kampionëve në fuqi.

Ai shënoi golin që shkurtoi diferencën, ndërsa më pas ishte protagonist i çdo aksioni sulmues të ekipit të tij, që barazoi shifrat para fundit të pjesës së parë me Hakimi.

Kartoni i kuq i Golovin në startin e pjesës së dytë bëri më të thjeshtë gjithçka për PSG-në, që gjeti më pas edhe golin e tretë me Due, duke siguruar një fitore 3-2 që i hap rrugët e fazës tjetër të turneut.

MONAKO-PSG 2-3
1′, 18′ Balogun / 29′, 67′ Due, 41′ Hakimi

Goli i dytë i Due (VIDEO)

Kartoni i kuq i Golovin (VIDEO)

Goli i Hakimi (VIDEO)

Goli i Due (VIDEO)

Vitinja humb penallti (VIDEO)

Goli i dytë i Balogun (VIDEO)

Goli i Balogun (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

sdfdsfddsfdsfdsfsdfsdf

PANORAMASPORT.AL