VIDEO/ Predhë e pakapshme nga distanca, ish-mesfushori i Partizanit i jep fitoren skuadrës ndaj gjigandëve të futbollit turk
Çandrel Masanga Matondo ka qenë një nga futbollistët në të spikatur të Partizani i sezonit 2022-2023, kur të kuqtë morën titullin kampion. Pas atij sezoni, ai u transferua në Turqi, duke u bërë pjesë e skuadrës së Hatajspor.

Një ekip ku kongolezi është kthyer në titullar thuajse të pazëvendësueshëm, duke u bërë protagonist edhe me gola spektakolare. Një i tillë ka qenë edhe ai i shënuar sot ndaj gjigandëve të Trabzonspor, kundër të cilit Hatajspor bëri surprizën duke fituar në transfertë me shifrat 2-1.
Ishte pikërisht Masanga Matondo ai i cili shënoi në minutën e 65 të takimit golin e rezultatit 2-1, me një predhë nga distanca të pakapshme për portierin kundërshtar.
SHIH VIDEON
Ky ishte goli i parë në këtë sezon për Matondon, i cili në edicionin e kaluar kishte shënuar 3 herë.
PANORAMASPORT.AL













