VIDEO/ Polonia na pret me ushtri, Shqipëria i përgjigjet me… fanellat e fatit. Gjithçka gati në Varshavë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2026 | 19:09

VIDEO/ Polonia na pret me ushtri, Shqipëria i përgjigjet me… fanellat e fatit. Gjithçka gati në Varshavë

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në darkë një ndeshje historike në Varshavë ndaj Polonisë vendase, e vlefshme për play-off të Botërorit 2026. Gjithçka është gati që dy orë para takimit në stadiumin “PGE Narodowy”, ku ka zbarkuar edhe ushtria polake.

sdfdsffdsdsffdssfdsfdfsdsfd

Do të jetë pikërisht banda frymore e ushtrisë polake ajo që do të ekzekutojë himnet kombëtare para fillimit të takimit ndaj që dy orë para ndeshjes, në stadium kanë mbërritur ushtarët të cilët do të marrin pjesë në ceremoninë para ndeshjes, e cila në tribunë pritet të ketë si tifoz VIP edhe presidentin e vendit, Karol Navrocki.

SHIH VIDEON

Ndërkohë, në videon e publikuar nga FSHF në rrjete sociale, shihet që edhe kuqezinjtë janë gati. Ajo ka publikuar pamjet nga dhomat e zhveshjes kuqezi në stadium, ku janë vendosur fanellat e zeza “fatsjellëse”, por edhe janë personalizuar vendet e secilit prej lojtarëve, në mënyrë që të ndjeheshin si në shtëpi.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL