VIDEO/ Penalltitë nderojnë Vllazninë, e kalojnë në gjysmëfinale pas barazimit të çmendur në Shkodër me Elbasanin
Vllaznia ka kaluar në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, pasi ka mundur me penallti Elbasanin, në mbyllje të një ndeshje që dhuroi 6 gola në 120 minutat e saj.

Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë, koha e rregullt sot dhuroi 6 rrjeta të tundura, edhe pse rastet ishin me pikatore, ndërsa duhet theksuar se dy gola për shkodranët në fakt ishin autogola nga miqtë. Ndërsa barazimi 3-3, u shënua në minutën e 96 të ndeshjes, kur mendohej se gjithçka kishte përfunduar.
Në shtesa, ekipet ruajtën rrjetën të paprekur dhe si rrjedhojë u deshën gjuajtjet e penalltive për të përcaktuar fituesin. Abalora priti dy gjuajtje nga pika e bardhë, por gabimet nga ana tjetër e Lilës, Kasës dhe Olberkis, bënë që në fund të ishte Vllaznia që festonte kualifikimin mes 4 skuadrave më të mira në Kupë.
VLLAZNIA-ELBASANI 3-3
15′ (ag) Lila, 56′ (ag) Musta, 90′ Krymi / 25′, 49′ Lajthia, 90’+6′ Olberkis
PENALLTITË
VLLAZNIA-ELBASANI 5-4 (VIDEO) (VIDEO)
Gjuan Olberkis, jashtë! Vllaznia-Elbasani 5-4
Gjuan Krymi, shënon! Vllaznia-Elbasani 5-4
Gjuan Gjoni, shënon! Vllaznia-Elbasani 4-4
Gjuan Gruda, shënon! Vllaznia-Elbasani 4-3
Gjuan A. Kasa, pret portieri! Vllaznia-Elbasani 3-3
Gjuan Balaj, shënon! Vllaznia-Elbasani 3-3
Gjuan Dros, shënon! Vllaznia-Elbasani 2-3
Gjuan Qato, shënon! Vllaznia-Elbasani 2-2
Gjuan Lila, jashtë! Vllaznia-Elbasani 1-2
Gjuan Deliu, pret portieri! Vllaznia-Elbasani 1-2
Gjuan Musta, shënon! Vllaznia-Elbasani 1-2
Gjuan Bajrami, pret portieri! Vllaznia-Elbasani 1-1
Gjuan Loukili, shënon! Vllaznia-Elbasani 1-1
Gjuan Gurishta, shënon! Vllaznia-Elbasani 1-0
NGJARJET KRYESORE
120’ Mbyllet edhe pjesa e dytë shtesë, me penalltitë që do të përcaktojnë fituesin
117’ Pas një goditje dënimi, topi shkon te Loukili i cili gjuan nga jashtë zonës por gabon plotësisht shënjestrën.
114’ Lulaj i dëmtuar dhe Lajthia i lënë vendin në fushë Qaqit dhe K. Kasës te Elbasani.
110’ Loukili ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Qatos.
108’ Pas një goditje dënimi, Musta lëshon një gjuajtje të fortë, Jukaj përgjigjet i vëmendshëm duke grushtuar. (VIDEO)
106’ Pjesa e dytë shtesë nis me Mensah në fushën e lojës në radhët e Vllaznisë në vend të Pusit.
105’ Mbyllet shtesa e parë e ndeshjes pa ndryshim rezultati.
104’ Deliu ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Olberkis.
103’ Deliu ka një mundësi të artë për të shënuar me Deliun, gjuajtja e tij ndalet në vijën e portës nga Musta. (VIDEO)
100’ Luhet pranë zonës së Vllaznisë, pasi janë verdheblutë ata që kanë plotësisht kontrollin e lojës në këto minuta.
97’ Tjetër top në thellësi për Lajthian, Jukaj del dhe kontrollon sferën.
96’ Tsague nga e djathta gjuan në pozicion diagonal, por nuk gjen portën e shkodranëve.
94’ Lajthia driblon këdo që i del para dhe nga e djathta tenton shtyllën e largët, por çon sferën jashtë. (VIDEO)
91’ Nis pjesa e parë shtesë e ndeshjes.
90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 3-3 dhe skuadrat duhet të shkojnë në shtesa.
90’+6’ GOOOL ELBASANI! Pas një goditje këndi të dhuruar nga Gurishta, Olberkis me kokë gjen devijimin e duhur për të gjetur rrjetën. (VIDEO)
90’+5’ Pusi hyn në fushë në vend të Çobës i cili ndëshkohet me të verdhë për vonesë loje.
90’+1’ Qose i lë vendin Gjonit në fushën e lojës.
90’ Jepen 4 minuta shtesë.
90′ GOOOL VLLAZNIA! Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon te Krymi i cili gjuan dhe tund rrjetën. (VIDEO)
90’ Qato gjuan nga distanca, Abalora devijon në goditje këndi. (VIDEO)
86’ Sala dhe Mala dalin nga fusha e lojës për t’i bërë vend Qatos dhe Grudës te Vllaznia.
84’ Qarkullim i topit sa në një gjysmëfushë në tjetrën, por asnjë nga skuadrat nuk gjen hapësirën për të provuar portën kundërshtare.
77’ Jago merr vendin e Dodajt te Vllaznia.
73’ Lajthia nga e djathta pason në qendër ku topi devijohet dhe shkon në duart e Jukajt.
71’ Dodaj merr fundoren nga e majta, pasimi i tij në qendër nuk gjen asnjë nga shokët e skuadrës.
68’ Tsague dhe Loukili hyjnë në fushë në vend të Ze Gomesh dhe Xhoel në radhët e Elbasanit.
65’ Xhoel ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Gurishtës.
61’ A. Kasa merr vendin e Ibrahim në radhët e Elbasanit.
61’ Dodaj shfaqet nga e djathta në një pozicion shumë të mirë, por gjuajtja e tij devijohet nga Abalora mbi traversë. (VIDEO)
56’ GOOOL VLLAZNIA! Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Gurishta nga e djathta çon topin në qendër dhe një devijim i Mustës e kthen atë në rrjetën e Abalora. (VIDEO)
53’ Lila nga e djathta harkon në zonë, Jukaj grushton topin me vështirësi para katërkëndorit të tij.
49’ GOOOL ELBASANI! Lajthia merr topin me shpinë nga porta në zonë por i lejohet koha dhe hapësira të rrotullohet dhe godasë në portë duke mposhtur Jukajn. (VIDEO)
48’ Shkodranët provojnë të rrezikojnë me një goditje këndi, gjuajtja me kokë e Balajt nuk gjen portën.
46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy skuadrave
45’+3’ Mbyllet me barazimin 1-1 pjesa e parë.
45’+1’ Dodaj merr topin para zonës së Elbasanit, gjuan direkt por nuk gjen portën. (VIDEO)
45′ Jepen 3 minuta shtesë.
41’ Xhoel niset me shpejtësi drejt zonës, Stojanoviç shmang rrezikun duke larguar topin në anësore.
34’ Goditje këndi për Elbasanin që devijohet jashtë nga Stojanoviç. Përsëri pretendohet për prekje topi me dorë, por gjyqtari bën shenjë për këndore. (VIDEO)
31’ Qose ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Salës.
25’ GOOOL ELBASANI! Ze Gomesh pason në qendër për Lajthinë i cili nuk e ka të vështirë të depërtojë mes mbrojtësve, kalon Jukajn dhe çon topin në rrjetë. (VIDEO)
25’ Protesta pa fund të korçarëve për një prekje të topit me dorë në zonë. gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.
23’ Gurishta ka hapësirë nga e djathta, por topi i tij në thellësi për Balajn përfundon direkt te Abalora.
20’ Loja është ndërprerë për dy minuta për t’i ardhur në ndihmë Qoses i cili është i dëmtuar dhe në fund del për të marrë mjekimin jashtë.
15’ GOOOL VLLAZNIA! Pas një goditje dënimi të harkuar në zonë, Lila devijon topin në portën e tij duke shënuar autogol. (VIDEO)
12’ Top në thellësi i Ze Gomesh për Xhoel, Jukaj del dhe devijon topin duke ndërhyrë në këmbët e sulmuesit. Elbasanasit protestojnë, por gjyqtari jep fundore. (VIDEO)
9’ Dodaj nga e majta nis Malën në zonë, mesfushori ndalet nga dalja e saktë e Abalora. (VIDEO)
7’ Një top në zonë goditet nga Balaj dhe Stijanoviç pa forcën e duhur, duke çuar sferën pa probleme në duart e Abalora.
1’ Nis ndeshja me shkelmimin nga qendra të Elbasanit.
FORMACIONET ZYRTARE
Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Bajrami, Stojanoviç, Deliu, Sala, Krymi, Çoba, Dodaj, Mala, Balaj
Traner: Tomas Brdariç
Elbasani: Abalora, Musta, Lulaj, Olberkis, Lila, Dros, Ibrahim, Qose, Ze Gomesh, Xhoel, Lajthia
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
PANORAMASPORT.AL













