VIDEO/ Partizani turpërohet në shtëpi pas avantazhit 2-0, e përmbys Bylis me gol në kohën shtesë
Partizani ka pësuar një goditje të rëndë për moralin në luftën për titullin kampion, pasi të kuqtë janë mposhtur në shtëpi nga Bylisi, me një përmbysje të pabesueshme.

Të kuqtë shënuan dy gola të shpejtë dhe ndonëse Da Silva tundi rrjetën pak minuta më vonë, nuk dukeshin në vështirësi përballë ballshiotëve. Edhe në pjesën e dytë, edhe pse Partizani nuk u shfaq thumbues, dukej se kishte nën kontroll gjithçka. Por Mezani gjeti zëvendësimin e duhur dhe me të sapofuturin Mustafa barazoi shifrat.
Të kuqtë tentuan të luanin në sulm minutat e fundit, por u goditën në kundërsulm me anë të Ruçit, i cili në shtesë shënoi golin e përmbysjes së papritur 3-2 të ballshiotëve, të cilët marrin pikë të rënda në luftën për mbijetesë, ndërsa thellojnë edhe më shumë krizën e kryeqytetasve.
PARTIZANI-BYLIS 2-3
12′ Taipi, 15′ Sembene /18′ Da Silva, 70′ Mustafa, 90’+2 Ruçi
NGJARJET KRYESORE
90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-2 të Bylisit.
90’+2’ GOOOL BYLISI! Pas një sulmi të Çelajt nga e djathta, topi shkon në qendër te Ruçi i cili gjuan dhe gjen golin e përmbysjes. (VIDEO)
90′ Jepen 4 minuta shtesë.
88’ I sapofuturi Çelaj provon portën nga e majta, gjuajtja shkon direkt në duart e Qirkos.
88’ Çelaj merr vendin e Malomos në radhët e Bylisit.
86’ Gjata nis një top në thellësi për Mustafa, por ky i fundit nuk ia del ta arrijë para Qirkos.
83’ Gjata merr vendin e Da Silva në radhët e Bylisit.
83’ Bintsuka pretendon për penallti pas një mbajtje në zonë, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)
81’ Zeka merr vendin e Padstrelau në radhët e Partizanit.
80’ Kamara ndëshkohet me të verdhë pasi ndalon një rivënie anësore të Padstrelau.
76’ Batista del në mënyrë të gabuar për të larguar një harkim në zonë, por Padstrelau nuk përfiton duke fluturuar sferën mbi traversë. (VIDEO)
73’ Shanaj merr vendin e Ismailit në radhët e Partizanit.
72’ Bintsuka shfaqet para portierit Batista, sfera kontrollohet në dy kohë me vështirësi nga gardiani i ballshiotëve.
71’ Mehmeti dhe Vujnoviç lënë fushën e lojës, me Kote dhe Mando që marrin vendin e tyre në radhët e Partizanit.
70’ GOOOL BYLISI! Pas një goditje këndi, i sapofuturi Mustafa gjen me kokë golin e barazimit. (VIDEO)
70’ Mustafa merr vendin e Berkos në radhët e Bylisit.
68’ Berko gjuan në zonë, por sfera devijohet dhe përfundon qetësisht në duart e Qirkos.
65’ Çdo tentativë e të kuqve për t’u shfaqur në sulm në minutat e fundit është ndalur nga pozicionet jashtë loje sistematike të ballshiotëve.
56’ Presing i lartë i Bylisit që po mundohet të zhvendosë lojën gjithnjë e më pranë zonës së të kuqve.
52’ Një gjuajtje e Taipit vë në vështirësi portierin Batista, por aksioni i të kuqve bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)
39’ Ruçi provon me një gjuajtje nga distanca, sfera devijohet në këndore.
46’ Pjesa e dytë nis më zëvendësime te Bylisi, pasi Mahmuti dhe Ilieski i lënë vendin Markut dhe Ruçit në fushën e lojës.
45’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-1 të Partizanit.
45’ Da Silva nga e majta gjen hapësirë dhe pason në qendër për Berkon, por ky i fundit nuk ia del të gjuajë në portë. (VIDEO)
41’ Bie ritmi i ndeshjes në këto minuta, me skuadrat të cilat janë më të kujdesshme për të mos lejuar hapësira.
34’ Taipi lëshon një goditje të fortë nga distanca, sfera devijohet dhe përfundon jashtë. (VIDEO)
33’ Kamara në të djathtën pason në qendër për Berko i cili gjuan por gjen vetëm rrjetën e jashtme të portës së të kuqve. (VIDEO)
32’ Taipi harkon nga e majta në zonë për Vujnoviç i cili gjuan me kokë, por nuk gjen portën.
30’ Lojë me shumë gabime nga skuadrat në këto minuta, me kontrollin e topit që kalon nga një anë në tjetrën.
25’ Mehmeti në kufijtë e zonës tenton të gjejë portën me një gjuajtje me të jashtmen, por sfera del jashtë. (VIDEO)
23’ Pas një goditje këndi, dalja e portierit të ballshiotëve nuk është e studiuar mirë dhe të kuqtë i afrohen golit të tretë, me shtyllën që shpëton miqtë. (VIDEO)
18’ GOOOL BYLISI! Shkurtojnë shpejt diferencën miqtë me ish-in Da Silva, i cili shfrytëzon pavëmendjen e prapavijës së të kuqve për të gjetur rrjetën me një gjuajtje të rrufeshme. (VIDEO)
15’ GOOOL PARTIZANI! Pas një goditje dënimi të Taipit nga e djathta, Sembene me kokë gjen golin për dyfishimin e rezultatit. (VIDEO)
12’ GOOOL PARTIZANI! Pas një aksioni nga e djathta, Bintsuka çon sferën te Taipi i cili i vetëm gjuan dhe gjen avantazhin për të kuqtë. (VIDEO)
8’ Padstrelau nga e majta tenton të hyjë në zonë e pason në qendër, por Ilieski çon sferën në këndore.
7’ Pas një goditje këndi, Sembene gjuan me kokë por nuk gjen portën e ballshiotëve. (VIDEO)
2’ Menjëherë Peralta nga e majta fiton një këndore me një top të harkuar që devijohet jashtë.
1’ Nis dueli në “Arenën e Demave” me shkelmimin nga qendra të Bylisit.
FORMACIONET ZYRTARE
Partizani: Qirko, Atanaskoski, Sembene, Preka, Janjeva, Mehmeti, Ismaili, Taipi, Vujnoviç, Bintsuka, Padstrelau
Trajner: Aleksandar Veselinoviç
Bylis: Toni Batista, Bruno, Abazaj, Ilieski, Mahmuti, Kamara, Malomo, Peralta, Përgjoni, Da Silva, Berko.
Trajner: Gentian Mezani
PANORAMASPORT.AL













