VIDEO/ Partizani i Kërnajës gjunjëzon kampionët e Egnatias, fitore me dy gola dhe spektakël tek “Arena e Demave”
Partizani mori një fitore të madhe ndaj Egnatias. Të kuqtë mposhtën kampionët me rezultatin 2-0 te stadiumi “Arena e Demave”.

Fitorja erdhi falë golave të Muratajt dhe Sidibes, respektivisht në minutën e tetë dhe 14-të. Skuka po ashtu pati meritën e tij me dy asistime. Rrogozhinasit luajtën me 10 lojtarë, duke qenë se Aleksi u largua me karton të kuq pas goditjes ndaj Sembenes.
Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për të kuqtë e drejtuar nga Oltijon Kërnaja. Aktualisht mbajnë vendin e pestë, por me aq pikë sa Dinamo që mbyll zonën e “Final Four”.
Egnatia ndërkohë humbet terren në garën për titull. Kjo pasi ekipi i Edlir Tetovës numëron 5 pikë më pak se Vllaznia kryesuese.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
PARTIZANI 2-0 EGNATIA
8′ Murataj, 14′ Sidibe
NGJARJET KRYESORE
90+6′ Mbyllet ndeshja, Partizani fiton 2 me 0 ndaj Egnatias.
90+2′ Nondi debuton te Partizani. Merr vendin e Sidibe.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
88′ Aktivizohen Buxhelaj dhe Martinez. Largohen Kola dhe Isgandarli te Partizani.
87′ Sidibe shfaqet rrezikshëm në zonën e Egnatias. Pasimi i tij në qendër nuk shfrytëzohet nga askush. (VIDEO)
84′ Atanaskoski provon po ashtu golin te Partizani. Topi i gjuajtur prej tij përfundon jashtë.
80′ Goditja e Tomës kontrollohet nga Dajsinani pa problem.
79′ Ruçi provon nga distanca tek Egnatia. Fillimisht goditja devijohet dhe më pas është Qirko që pret.
78′ Traversa i mohon supergolin Isgandarlit. Sulmuesi i Partizanit provoi me parabol. (VIDEO)
68′-71′ Aleksi largohet me karton të kuq nga Egnatia, pas goditjes ndaj Sembenes. Vendimi u mor me VAR. Më parë ndërkohë ishte Sidibe që pretendoi për penallti te Partizani. (VIDEO)
Tensioni me tifozët gjatë daljes: (VIDEO)

67′ Sidibe rrëzohet në zonë, ndërsa te Partizani kërkojnë penallti.
63′ Doumbia dhe Skuka largohen. Vendin e tyre e marrin Shabani dhe Toma te Partizani.
61′ Buriç nuk e devijon si duhet topin, duke e prekur me dorë. Topi rifillon nga Qirko. (VIDEO)
60′ Selmani i lë vendin Adjesës tek Egnatia.
60′ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë.
56′ Isgandarli nuk gjuan si duhet. Sidibe gjeti sulmuesin e Partizanit, i cili u fut në zonën e Egnatias.
50′ Sembene ndëshkohet me karton të verdhë te Partizani.
46′ Nis pjesa e dytë. Largohet Fernando dhe vendin e tij e merr Kryeziu. Po ashtu Ruçi merr vendin e Rodrigez.
45+3′ Mbyllet pjesa e parë, Partizani 2-0 Egnatia.
45+2′ Goditja e Rodrigez përfundon jashtë. Lojtari i Egnatias nuk përfiton si duhet.
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
42′ Fernando provoi nga diagonalja. Topi i harkuar prej tij përfundon jashtë. (VIDEO)
40′ Doumbia ndëshkohet me karton të verdhë te Partizani.
36′ Bytyçi ndëshkohet me karton të verdhë.
34′-36′ Gjyqtari Bylykbashi akordon penallti, që fitohet nga Skuka. VAR e thërret për rishikim dhe Bylykbashi ndryshon vendimin. (VIDEO)
28′ Egnatia pranë golit. Albaneses i mohohet supergoli nga shtylla. (VIDEO)
28′ Qirko kontrollon topin e hedhur në zonë nga Selmani. Shfaqen rrezikshëm tek Egnatia. (VIDEO)
26′ Egnatia mundohet të reagojë, por pa sukses.
17′ Tek Egnatia pretendojnë për penallti. Bylykbashi i jep karton të verdhë Haimes për simulim, pasi reklamon një pengim nga Kola. VAR duket se konfirmon një pozicion jashtë loje. (VIDEO)
14′ GOOOL! Partizani 2-0 Egnatia/ Sidibe dërgon topin në rrjetë, pas asistimit perfekt të Skukës. Të kuqtë tregohen të papërmbajtshëm në minutat e para. (VIDEO)
8′ GOOOL! Partizani 1-0 Egnatia/ Valentino Murataj mposht Dajsinanin pas asistimit të Skukës. Zhbllokohet ndeshja në Tiranë. (VIDEO)
5′ Isgandarli provon të gjejë golin nga distanca për Partizanin. Poçi gaboi fillimisht tek Egnatia. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja në “Arena e Demave”.
FORMACIONET ZYRTARE
Partizani: Qirko; Atanaskoski, Bytyçi, Sembene, Kola, Murataj, Hjumen, Doumbia, Sidibe, Skuka, Isgandarli
Trajner: Oltijon Kërnaja
Egnatia: Dajsinani; Haime, Alijev, Poçi, Fangaj, Fernando, Aleksi, Selmani, Albanese, Buriç, Rodrigez
Trajner: Edlir Tetova
PANORAMASPORT.AL













