VIDEO/ Panik sërish tek “Arena e Demave”, sulmuesi bie pa ndjenja gjatë Partizani-Elbasani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2026 | 22:29

VIDEO/ Panik sërish tek “Arena e Demave”, sulmuesi bie pa ndjenja gjatë Partizani-Elbasani

Ndeshja Partizani-Elbasani ka prodhuar sërish panik tek “Arena e Demave”. Pas episodit me Saliu Sembenen në kampionat, këtë herë ishte Vusal Isgandarli që ra pa ndjenja. Sulmuesi i Partizanit u përplas me Arsen Lleshin, më pas u shtri në tokë.

bandicam 2026-03-04 17-15-09-006

Ndihma e stafit mjekësor ishte e menjëhershme. Isgandarli mund të vazhdonte normalisht ndeshjen, pasi u përmend.

Ishte minuta e 43-të, kur ky episod ndodhi. Pjesa e parë u mbyll 1 me 1, ndërsa ndeshja vlen për Kupën e Shqipërisë. Lajthia shënoi fillimisht për Elbasanin, më pas ishte Kontreras që dërgoi topin në rrjetë te Partizani.

Episodi me Isgandarlin: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL