VIDEO/ Nuk kanë fund mrekullitë e Pogradecit, eliminon Besën favorite dhe shkon në finalen me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2025 | 0:21

VIDEO/ Nuk kanë fund mrekullitë e Pogradecit, eliminon Besën favorite dhe shkon në finalen me Tiranën

Pogradeci ka mposhtur Besën në “Elbasan Arena”. Liqenorët fituan pas supergolit nga goditja e dënimit, që pati si autor Alidemën në pjesën e parë.

bandicam 2025-04-28 17-48-41-797

Skuadra e drejtuar nga Ardian Mema e mbrojti si duhet rezultatin në pjesën e dytë. Besa e Çelës nuk ia doli të barazojë dhe kështu e mbyll me zhgënjim sezonin në Kategorinë e Parë.

Pogradeci është skuadra që ka befasuar në këtë edicion. Pas mrekullisë me Burrelin në transfertë, surprizuan kavajazit favoritë në Elbasan.

Sfida e radhës për Pogradecin do të jetë finalja e madhe me Tiranën. Fituesi i kësaj përballje do të luajë në Superiore përgjatë edicionit të ardhshëm.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR 

BESA 0-1 POGRADECI

14′ Alidema

NGJARJET KRYESORE

90+6′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Pogradecit, 0-1. 

90+2′ Drithërima te Pogradeci. Migone pranë supergolit te Besa. (VIDEO)

90′ Akorodhen 6 minuta shtesë.

89′ De Kastro dhe Spahiu ndëshkohen me karton të verdhë te Besa, po ashtu edhe Pius me Vokrrin nga Pogradeci.

88′ Goditje qëndrore e Nonatos. Staniç pret pa problem. (VIDEO)

86′ De Kastro merr vendin e Oliveiras te Besa.

82′ Vokrri humbet mundësinë e artë për të mbyllur ndeshjen pas inkursionit në zonë. Sfida mbetet e hapur. (VIDEO)

81′ Oliveira ndëshkohet me karton të verdhë për simulim.

81′ Staniç pret goditjen e Kapos me kokë.

80′ Pogradeci niset në kundërsulm, por nuk rrezikon. Besa rimerr kontrollin e topit. (VIDEO)

71′ Razak merr vendin e Grecës te Besa.

65′ Harkim nga këndorja, ndërsa topi mbetet te Nonato. Sulmuesi i Besës nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë. (VIDEO)

64′ Pretendime për penallti te Besa. Hamiti dhe më pas VAR e konsiderojnë gjithçka të rregullt. (VIDEO) + (VIDEO)

63′ Drithërima te Pogradeci. Topi i gjuajtur nga Gjinaj devijohet në këndore. (VIDEO)

60′ Dy zëvendësime te Pogradeci. Alidema i dëmtuar i lë vendin Kasmollarit, ndërsa Berberi merr vendin e Razës. Te Besa largohet Dabo dhe aktivizohet Kapo.

56′ Gjinaj pason për Grecën. Sulmuesi i Besën gjuan nga jashtë zone. Topi përfundon mbi kuadrat. (VIDEO)

52′ Raza ndëshkohet me karton të verdhë nga Pogradeci.

50′ Harkimi i Spahiut nga këndorja po shkonte drejt rrjetës. Portieri Staniç largon në fund. (VIDEO)

48′ Kryesori Hamiti i tregon kartonin e verdhë Danladit. Alidema ndërkohë merr ndihmën e stafit mjekësor.

46′ Nis pjesa e dytë. Besa vendos të largojë Stafën dhe Ramillin, ndërsa aktivizohen Gjinaj dhe Spahiu.

45+5′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-1 për Pogradecin.

45+5′ Migone tenton shtyllën e parë nga jashtë zone. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

45+2′ Zguro ndëshkohet me karton të verdhë pasi shkaktoi faull. Goditja e Migones ndalet në murin mbrojtës. (VIDEO)

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

44′ Krasniqi i lë vendin Vokrrit te Pogradeci duke u larguar i dëmtuar.

43′ Alidema beson te një tjetër gol nga jashtë zone. Topi i gjuajtur prej tij përfundon jashtë. (VIDEO)

39′ Oliveira hedh një top për Grecën. Ky i fundit nuk e mbërrin dhe mbyllet kështu aksioni i Besës. (VIDEO)

34′ Aksion i mirë për Pogradecin. Alidema lë topin në fund për Pius, të cilit i mbyllen hapësirat nga mbrojtja e Besës. (VIDEO)

34′ Goxha nis një top për te Oliveira. Staniç kontrollon gjithçka në zonën e tij.

29′ Migone lëviz mirë në zonën e Pogradecit. Skuadra liqenore tregohet e vëmendshme në fund dhe topi përfundon jashtë.

23′ Oliveira gjuan direkt nga goditja e dënimit. Staniç kontrollon pa problem. (VIDEO)

18′ Besa provon të reagojë, ndërsa krijohet kaos në zonën e Pogradecit. Në fund topi përfundon jashtë. (VIDEO)

14′ GOOOL! Besa 0-1 Pogradeci/ Liqenorët kalojnë në avantazh. Alidema shënon supergol nga goditja e dënimit. (VIDEO)

8′ Faull në sulm nga ana e Besës. Stafet mjekësore futen në fushë. (VIDEO)

5′ Dabo nga Besa provon duke gjuajtur me kokë. Asnjë rrezik për Pogradecin.

4′ Pogradeci fiton goditjen e parë nga këndi të ndeshjes. Harkim i fortë nga këndorja, goditja e Lilës me kokë përfundon jashtë.

1′ Nis ndeshja në Elbasan.

FORMACIONET ZYRTARE

Besa: Ahmetaj; Greca, Nonato, Nuredin, Dabo, Nurja, Oliveira, Ramilli, Stafa, Migone, Goxha

Trajner: Emiljano Çela

Pogradeci: Staniç; Danladi, Ivani, Shkulaku, Lila, Pius, Pengu, Zguro, Krasniqi, Raza, Alidema

Trajner: Ardian Mema

PANORAMASPORT.AL