VIDEO/ Një gol me lotësh dhe shfaqje e Xhixhës, Tirana mund rivalët direkt për mbijetesën dhe sheh dritë në fund të tunelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2026 | 0:22

VIDEO/ Një gol me lotësh dhe shfaqje e Xhixhës, Tirana mund rivalët direkt për mbijetesën dhe sheh dritë në fund të tunelit

Tirana ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe tashmë sheh të ringjallen përsëri shpresat për mbijetesën në Superiore. Fitorja, ashtu si një javë më parë, ka ardhur ndaj një rivali direkt, Vorës, të cilin e ka arritur në të njëjtën kuotë pikësh në renditje.  

bandicam 2026-03-22 16-26-28-131

Bardheblutë diktuan ritmin që në start dhe ia dolën të shënonin shpejt më ane të Alvarez golin e avantazhit. Më pas ata kontrolluan ritmin e lojës, dukë lënë rrallëherë Vorën që të shfaqej rrezikshëm para Bekajt.

Për të mbyllur ndeshjen, u desh që Shehi t’i jepte minuta Redon Xhixhës në pjesën e dytë. Sulmuesi u fut dhe dyfishoi shifrat pas pak sekondash, ndërsa më vonë shënoi edhe të dytin personal cuke çuar shifrat në 3-0, para se të linte përsëri terrenin mes duartrokitjesh, pasi kishte bërë më së miri punën e tij.

Kështu, Tirana e sheh veten në pozita shumë më të mira sa u përket pikëve dhe me shanse reale tashmë për të siguruar mbijetesën në Superiore edhe në mënyrë direkte.

TIRANA 3-0 VORA
12′ Alvarez, 66′, 80′ Xhixha

NGJARJET KRYESORE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Tiranës.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

88’ Tabeku gjuan nga jashtë zonës, por çon sferën pak mbi traversën e portës së Harizajt. (VIDEO)

83’ Xhixha del nga fusha e lojës, duke i lënë vendin Voglit në radhët e bardhebluve.

80’ GOOOL TIRANA! Tjetër kundërsulm i finalizuar në mënyrë perfekte nga Xhixha i cili shmang Harizajn dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

77’ Alvarez dhe Kobiljar i lënë vendin në fushë Tares dhe Kreshiç në radhët e Tiranës.

76’ Pas zhvillimit të një goditje dënimi, Ruzgis gjuan me kokë por nuk gjen portën e bardhebluve. (VIDEO)

74’ Xhixha nga jashtë zonës tenton të gjejë portën, sfera shkon në duart e Harizajt. (VIDEO)

72’ Dalipi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Alvarez.

70’ Adeloje dhe Ruzgis hyjnë në fushë në vend të Fazlagiç dhe Luis Felipe në radhët e Vorës.

66’ GOOOL TIRANA! Një kundërsulm i shpejtë i nisur nga i sapofuturi Xhixha, finalizohet po nga vetë sulmuesi i bardhebluve. (VIDEO)

65’ Haxhiu dhe Mehmeti i lënë vendin në fushë Xhixhës dhe Tabeku.

62’ Alvarez hyn në zonë në të djathtën dhe lëshon një gjuajtje të fortë që shkon mbi traversë

60’ Pas një goditje këndi të Vorës, Çibuike ia del të gjuajë me kokë, por Jorgji ndalon gjithçka për faull në sulm.

57’ Daka dhe Kashari i lënë vendin në fushë Dalipit dhe Torrajt.

53’ Kortez ndëshkohet me të verdhë për protesta.

49’ Kasalla del mirë në krahun e majtë, pason në qendër ku Luis Felipe lë sferën të kalojë pa gjuajtur.

46’ Tabaku i lë vendin në fushë Prengajt në radhët e Vorës në startin e pjesës së dytë.

45’+2’ Mbyllet me avantazhin 1-0 të Tiranës pjesa e parë e ndeshjes.

45’+2’ Rafael provon me një goditje dënimi nga distanca, sfera shkon jashtë portës së Vorës. (VIDEO)

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Bardhi shpërthen në të djathtën në zonën e bardhebluve, duke finalizuar me një gjuajtje shumë të gabuar që shkon larg portës.

42’ Një harkim nga e djathta e sulmit të Tiranës gjen në shtyllën e dytë Kobiljar por gjuajtja e këtij të fundit me kokë është plotësisht e gabuar dhe topi shkon jashtë. (VIDEO)

38’ Pas zhvillimit të një goditje dënimi për Vorën, Repaj ul topin për Çibuike, por gjuajtja e këtij të fundit shkon mbi traversë. (VIDEO)

35’ Rast i jashtëzakonshëm për Tiranën me Mehmetin i cili shfaqet para Harizajt, por ndalet nga portieri i Vorës. (VIDEO)

32’ Qarkullim i gjatë i Vorës në kërkim të hapësirave pranë zonës së bardhebluve, por pa u konkretizuar me gjuajtje drejt portës së Bekajt.

24’ Kasalla shfaqet në krahun e majtë, merr fundoren dhe pason drejt qendrës duke gjetur Bekajn të vëmendshëm pasi ai grushton topin larg katërkëndorit të tij.

23’ Alvarez gjen Kobiljar në të majtën dhe ky i fundit harkon në shtyllën e dytë ku Mehmeti me një gjuajtje akrobatike, nuk gjen portën e ekipit mik. (VIDEO)

22’ Haxhiu lëshon një gjuajtje të fortë nga distanca, sfera shkon jashtë, jo shumë larg portës së Vorës. (VIDEO)

20’ Një harkim në zonë çon topin te Daka i cili gjuan me kokë, por pa shqetësuar shumë Bekajn i cili mbërthen sferën.

12’ GOOOL TIRANA! Ndong del në të majtën dhe pason pastaj në qendër për Alvarez i cili godet dhe gjuan duke gjetur rrjetën. Futbollisti shpërthen në lot duke ia kushtuar golin vajzës së tij që u nda nga jeta në fillimin e këtij viti. (VIDEO)

5’ Aksion i rrjedhshëm në sulmin e Tiranës, Mehmeti nuk ia del të gjuajë drejt portës. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja në “Selman Stërmasi”.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Bekaj; Vera, Kortez, Halili, Ndong, Alvarez, Kobiljar, Rafa, Mysloviç, Haxhiu, Mehmeti

Trajner: Orges Shehi

Vora: Harizaj; Repaj, Çibuike, Kashari, Tabaku, Fazalgiç, Geci, Luis Felipe, Daka, Kasalla, Bardhi

Trajner: Arjan Bellaj

PANORAMASPORT.AL