VIDEO/ Nisin “ethet” e play-out për Tiranën, Shkëmbi dërgon me mision Lilajn për duelin e mbijetesës
Tirana ka arritur objektivin më minimal të mundshëm gjatë sezonit të rregullt në Superiore, duke shmangur rënien direkte. Por ajo është e detyruar të marrë pjesë në ndeshjen play-out për të qëndruar në elitë. Dhe pune ka nisur menjëherë për të përgatitur ndeshjen në fjalë.

Një ditë pas fitores në derbi që shmangu rënien nga kategoria, një “delegacion” i bardhebluve është shfaqur në “Elbasan Arena”. Zëvendëstrajnerët Sabien Lilaj dhe Olsi Teqja, ishin në tribunë në ndeshjen mes Besës dhe Pogradecit, siç shihet në videon e publikuar nga RTSH.
Ata kanë parë me vëmendje dy skuadrat në sfidën nga e cila do të dilte ekipi që do të përballej me ta, për të vëzhguar pikat e dobëta dhe të forta të kundërshtarit.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













