VIDEO/ Ngjarje e shëmtuar në Partizani-Vllaznia, goditet me gotë birre gjyqtari i katërt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2025 | 19:22

VIDEO/ Ngjarje e shëmtuar në Partizani-Vllaznia, goditet me gotë birre gjyqtari i katërt

Një incident i shëmtuar është regjistruar në pjesën e dytë të ndeshjes mes Partizanit dhe Vllaznisë në stadiumin “Arena e Demave”.

fdgfgdgdfdgfdgfdgfdgf

Në minutën e 70 të takimit, një gotë plastike e mbushur me birrë, u hodh nga tribuna ku gjendeshin një grup tifozësh të Vllaznisë dhe goditi gjyqtarin e katërt, Albano Stolaj, i cili në ato momente gjendej mes dy pankinave të skuadrave.

Gjyqtari i tronditur u ul në stolin e caktuar për zyrtarët e FSHF, i ndihmuar nga stafi mjekësor, ndërsa më pas edhe kryesori Cjapi ndaloi ndeshjen duke mbledhur përfaqësues të dy skuadrave dhe duke bërë të qartë se do pezullonte takimin nëse do të kishte ndonjë ngjarje tjetër të ngjashme.

Ai rifilloi takimin pasi mori konfirmimin nga Stolaj se mund të vazhdonte të kryente detyrën e tij.

SHIH VIDEON

EMANUEL LOCI – PANORAMASPORT.AL