VIDEO/ Nga një gol për secilën skuadër, Flamurtari dhe Tirana i prishin punë njëra-tjetrës në duelin e mbijetesës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2025 | 23:57

VIDEO/ Nga një gol për secilën skuadër, Flamurtari dhe Tirana i prishin punë njëra-tjetrës në duelin e mbijetesës

Flamurtari dhe Tirana janë mjaftuar me nga 1 pikë në javën e 12-të në Superiore. Në këtë duel u shënuan 2 gola nga një për secilën skuadër.bandicam 2025-11-23 18-04-55-015Në pjesën e parë vlonjatët prodhuan më shumë raste dhe arritën të gjejnë golin e avantazhit me Maksutin në minutën e 37-të. Kështu u mbyllën 45 minutat e para.

Në të dytën erdhi goli i barazimit nga braziliani Zhunior. Pavarësisht tentativave të skuadrave për të fituar ndeshjen, asnjëra s’ja doli. Kështu të dyja I prishin punë njëra-tjetrës pasi mbeten në vendin e 9-të dhe 10-të.

FLAMURTARI 1-1 TIRANA 

37′ Maksuti/ 75′ Zhunior

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Sfida mbyllet në barazimin 1-1!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90′ Murataj lë fushën për Bourard.

80′ Nuhiu bën ndryshimin e radhës. Largon Fernandez për Uoled.

79′ Tre zëvendësime te Flamurtari! Largohen Nunjesh, Todoroski dhe Maskuti. Aktivizohen Trashi, Ramirez dhe Janku.

75′ GOOOL TIRANA 1-1/ Zhunior krijon hapësirë në zonë dhe godet topin duke mposhtur Aleksovskin. Kishte një pretendim për golin, por konfirmohet i rregullt. (VIDEO) (VIDEO)bandicam 2025-11-23 18-07-01-614

72′ De Freitas lë lojën, ka minuta për Voglin.

71′ Ismajli dhe Nunjesh ndëshkohen me karton të verdhë pas një përplasje mes tyre.

70′ Veiga lëshon predhën ndaj portës bardheblu, Tafas realizon super pritje. (VIDEO)

67′ Baeten nis një kundërsulm për Flamurtarin, por nuk prodhohet asgjë. (VIDEO)

61′ Largohet Vera, aktivizohet Etien Tare.

60′ Moriero bën lëvizjen e parë, largon Oshafin dhe fut në lojë Baeten.

57-59′ ‘ Oshafi ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit kundër Lleshit. Pati dyshim për të dhënë karton të kuq, por pas verifikimit me VAR-in, qëndron kartoni i verdhë. (VIDEO) (VIDEO)

54′ Diavara tenton me të djathtën, topi shkon shumë lart portës.

52′ Tabekou pati një mundësi të mirë, por nuk arrin ta shfrytëzojë.

49′ Maksuti godet me kokë, Tafas i mohon golin e dytë personal. (VIDEO)

49′ Marku provon me të majtën, vlonjatët tregohen kërcënues.

46′ Starton pjesa e dytë, te Tirana ka zëvendësime. Largohen Dembele dhe Falaje, aktivizohen Lleshi dhe Tabekou.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Flamurtarit!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

40′ Oshafi kërkon golin e dytë për Flamurtarin, sfera “fluturon” jashtë traversës.

37′ GOOOL FLAMURTARI 1-0/ Diavara i jep një top të bukur Maksutit, ky i fundit bën gjithçka vetë dhe tund rrjetën e Tafasit. Ka protesta nga bardheblutë, por arbitri e cilëson të rregullt golin pas komunikimit me VAR. (VIDEO) (VIDEO)

35′ Zhunior gjuan nga goditja e dënimit me të djathtën, topi përfundon shumë larg traversës së Aleksovskit. (VIDEO)

25′ Diavara merr topin dhe gjuan me të djathtën për të tentuar këndin e portës, por sfera shkon jashtë. (VIDEO)

23′ Bie ritmi nga të dyja skuadrat.

17′ Tafas ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli të shkaktuar.

15′ Zhunior gjuan sërish dhe portieri i Flamurtarit i përgjigjet me një tjetër pritje. (VIDEO)

13’ Zhunior godet drejt portës, Aleksovski bën një pritje fantastike. (VIDEO)

9’ Maksuti gjuan me të majtën, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet kuadratin e Tafasit. (VIDEO)

6′ Veiga gjuan drejt portës, Tafas reagon në kohën e duhur për të larguar rrezikun. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Tafas, Vera, Dembele, Fernandez, De Freitas, Haxhiu, Valerianos, Zhunior, Falaje, Ismajli, Meta

Trajner: Ardian Nuhiu

Flamurtari: Aleksovski, Murataj, Telushi, Veiga, Oshafi, Marku, Kristian, Diavara , Todoroski, Kantakias, Maksuti

Trajner: Françesko Moriero

PANORAMASPORT.AL