VIDEO/ Ndeshje me dy fytyra në Korçë, Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët falë golave të Nasr dhe Ndreca

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2025 | 23:58

VIDEO/ Ndeshje me dy fytyra në Korçë, Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët falë golave të Nasr dhe Ndreca

Skënderbeu dhe Tirana e kanë mbyllur në barazim sfidën e vlefshme për javën e 34-të të Superiores.

WhatsApp Image 2025-04-12 at 17.22.03

Dueli i zhvilluar në Korçë u mbyll me shifrat 1-1.

Një pjesë e parë ku vendasit dominuan totalisht, dhe shpëtimtari ishte portieri i bardhebluve Gentian Selmani i cili bëri disa pritje vendimtare. Ai u mposht vetëm në minutën e 36-t nga egjiptiani Nasr i cili përfitoi nga gabim i Edison Kolës. Kështu u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën gjithçka ishte shumë e vakët me raste pothuajse të pakta. E vetmja gjë që spikati ishte goli i Akileu Ndreca që shënoi në të 53-ën nga goditja e dënimit.

SKËNDERBEU 1-1 TIRANA

36′ Nasr/ 53′ Ndreca

NGJARJET KRYESORE

90’+4′ Sfida mbyllet në barazim!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Rrëmujë në zonën e Tiranës, por Skënderbeu nuk përfiton. (VIDEO)

85′ Bismark tenton roveshatën, por topi shkon jashtë. (VIDEO)

80′ Shaqe dhe Nikaj dalin nga loja, ka minuta për Zenullarin dhe Balaj.

76′ Largohet Lukinjas, aktivizohet Juri Merlim.

65′ Prengaj lë fushën me barelë, futet në lojë Bajrovic.

62′ Smaçi merr karton të verdhë nga Jorgji.

53′ GOOOL TIRANA 1-1/ Gjuan nga goditja e dënimit, Akileu Ndreca rikthen baraspeshën me një supergol. (VIDEO)

50′ Shkakton faull kundër Zharmuni, Dumfur ndëshkohet me karton të verdhë nga Jorgji.

46′ Futen Prengaj dhe Haxhiu, mbeten në dhomat e zhveshjes Rafael dhe Mici. Nis pjesa e dytë.

45’+2′ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Skënderbeut!

45’+1′ Nikaj merr karton të verdhë për shkak të protestave.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43′ Skënderbeu ka mundësinë për të gjetur golin e dytë, por nuk arrin të finalizojë si duhet. (VIDEO)

38′ Faull ndaj Smaçit, Estrela ndëshkohet me karton të verdhë.

36′ GOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Gafë e Kolës, Nasr nuk fal më dhe Gentian Selmani mposhtet pas shumë pritjesh. (VIDEO)

33′ Estrela gjuan me të djathtën potente, por Selmani nuk toleron dhe arrin të presë një tjetër goditje. (VIDEO) (VIDEO)

29′ Nasr avancon me topin drejt zonës dhe tenton të pasojë, por Kola ndërhyn në momentin e duhur dhe e largon sferën. (VIDEO)

24′ Aksion fantastik nga Skënderbeu, Nikaj gjuan drejt portës, por Selmani bën sërish heroin për Tiranën duke pritur një gol të sigurt. (VIDEO)

18′ Lukinja tenton të pasojë topin, por përfundon jashtë dhe Nikaj nuk mund ta arrijë. (VIDEO)

18′ Rafael nxjerr një top të gjatë drejt zonës, por Dumfur largon rrezikun. (VIDEO)

13′ Sabo tenton të krosojë në zonë, Selmani del dhe arrin ta kapë topin.  (VIDEO)

8′ Nasr lëshon predhën drejt portës, por Selmani bën një pritje fantastike. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia; Ramos, Prençi, Shaqe, Dumfur, Sabo, Estrela, Lukinja, Nikaj, Nasr, Bismark

Trajner: Ernest Gjoka

TIRANA: Selmani; Mici, Dembele, Kola, Vera, Përgjoni, Smaçi, Soler, Rafael, Ndreca, Zharmuni

Trajner: Bledi Shkëmbi

ARBITRAT

Arbitër kryesor: Enea Jorgji

Asistent arbitër i 1-rë: Denis Rexha

Asistent arbitër i 2-të: Ridiger Çokaj

Arbitri i katërt: Erjon Bylykbashi

VAR: Olsid Ferataj

AVAR: Silvio Dyrmishi

PANORAMASPORT.AL