VIDEO/ Ndeshja e dytë radhazi që tund rrjetën, ish-mesfushori i Skënderbeut bën protagonistin në Kroaci dhe largon ekipin nga zona e rrezikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2025 | 17:16

VIDEO/ Ndeshja e dytë radhazi që tund rrjetën, ish-mesfushori i Skënderbeut bën protagonistin në Kroaci dhe largon ekipin nga zona e rrezikut

Agon Elezi është kthyer shpejt si protagonist në kampionatin kroat të futbollit, ku tashmë vesh fanellën e ekipit të Goricës. Ish-mesfushori i Skënderbeut, është dhënë huazim deri në fund të sezonit nga Bohumi i cili zotëron kartonin e tij, ndërsa po tregon që në ndeshjet e para se do të bëhet nëj nag emrat e rëndëisshëm të skuadrës në këto muaj.

bandicam 2025-02-23 17-03-48-819

Pasi shënoi kundër Dinamos së Zagrebit pak ditë më parë, Elezi përsëriti veten edhe sot, në duelin që ekipi i tij luante me Sibenik, një rival direkt për mbijetesën. Në minutën e 23-të të takimit, Elezi ndoqi aksionin dhe pas një grushtimi të portierit u tregua i aftë të shtynte topin në rrjetë.

SHIH VIDEON

Ky ishte goli i vetëm i ndeshjes që i dha fitoren Goricës dhe e shkëputi me 5 pikë nga SIbenik që mban vendin e fundit në tabelë.

PANORAMASPORT.AL