VIDEO/ Momenti i diskutueshëm i derbit, flet vëzhguesi i FSHF-së: Dorën e hap topi, VAR do ta kishte…
Një moment i diskutueshëm u regjistrua në minutën e 82-të, në derbin mes Tiranës dhe Partizanit, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga ana e mbrojtësit Halili, por për gjyqtarin Lata, gjithçka u konsiderua e rregullt. Në të njëjtën linjë ishte edhe Klajdi Kola, i cili ishte edhe vëzhguesi i FSHF-së, për këtë takim. Në interpretimin që ish-arbitri i bëri rastit për emisionin “Super Gol”, ai deklaroi:

“Arbitri e kishte përgatitur ndeshjen ashtu siç duhej, ndeshje derbi. Dyluftimet që lejoheshin dhe ndonjë karton tek-tuk. Një moment i diskutuar ishte prekje e topit me dorë, por totalisht në pozicion natyral. Futbollisti i Partizanit ndryshon drejtimin e topit dhe godet në portë.
Futbollisti i Tiranës bën një kërcim dhe është totalisht në pozicion natyral. Dorën e hap topi, kjo prekje është me dorë në pozicion natyral. Topi ia çon dorën mbrapa. Shkon topi te dora apo dora te topi? Këtu qartë shkon topi te dora. Futbollisti mbrojtës nuk bën asnjë lëvizje për të prekur topin me dorë.
Nëse ky rast do të vërshëllehej për 11-metërsh, sistemi VAR do ta kishte anuluar. Këto prekje me dorë shihen gjithmonë me dorën në pozicion natyral”, tha Kola.
SHIKONI PAMJET: VIDEO
PANORAMASPORT.AL













