VIDEO/ “Mbi Partizanin është vetëm Zoti”, vetëbesimi i Bytyçit: Nuk e diskutoj “Final 4”, luftojmë për titullin kampion
Mbrojtësi i Partizanit, Altin Bytyçi ishte një nga më të mirët në fushë kundër Elbasanit. Pas përfundimit të sfidës ai deklaroi se skuadra do të ringrihet shumë shpejt dhe se trajneri Kërnaja ka një meritë të veçantë.

“Nuk është që jemi të kënaqur, barazimi nuk është se të bën shumë punë, më të lumtur do të kishim qenë sikur të kishim marrë 3 pikët edhe pse kishim rastet tona që nuk i shfrytëzuam në mënyrën e duhur. Jam i lumtur që ekipi po ringrihet aty ku e meriton. Trajneri i ri ka sjellë një frymë të re, besoj edhe çunat janë të lumtur me skemat dhe stërvitjen që bën trajneri, stafi komplet, i falenderohemi për stërvitjet dhe kujdesin që na bën, shpresojmë tja shpërblejmë me lojëra të bukura.
Kam besim shumë të plotë që mbi Partizanin është vetëm Zoti, të gjithë jemi fajtorë që Partizani është në këtë renditje të tabelës, por jam 100 % i sigurt që do të ringrihemi shumë shpejt. Të gjithë e dinë që Partizani ynë luan vetëm për 3 pikë, nuk e shohim barazimin ose humbjen, nuk e shohim asnjëherë por besoj që do dalim me 3 pikë, Pres akoma nga vetja sepse e di që kam akoma më shumë potencial, gjithsesi po mundohem të kap formën që kisha para lëndimit, po pres që të kap maksimumin tim. “Final 4” Partizani nuk e diskuton e them me sinqeritet të plotë, që do jemi për titull kampion”, tha ai. (VIDEO)
VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL













