Postuar: Mars 13, 2026 | 20:15
VIDEO/ Martini me “dhimbje koke”, shikoni si ylli i Vllaznisë shpërthen në lot pas dëmtimit të rëndë
Ylli i Vllaznisë, Lirim Kastrati pësoi një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë, në fundin e pjesës së parë ndaj Egnatias, teksa u detyrua të linte fushën e lojës mes lotëve, për shkak të dhimbjeve të mëdha të përjetuar.

Një situatë e vështirë që ka shkaktuar “dhimbje koke”, për trajnerin Edi Martini, i cili me shumë gjasa ka humbur për një kohë të gjatë, një nga futbollistët më të rëndësishëm të repartit ofensiv, që po përshtatej mjaft mirë me klubin shkodran.
Kastrati u dëmtua gjatë një dueli me mbrojtësin Xhemajli, teksa e vendosi keq gjurin, duke u shtrirë në tokë, për të mos vazhduar më.
PANORAMASPORT.AL













