Postuar: Mars 4, 2026 | 23:54
VIDEO/ “Kur futbolli luhet me 2 portierë”, shpërthen trajneri Kërnaja: Hamiti nuk ka gjendje fizike ta shikojë, s’ka kap normat këtë vit
Te Partizani nuk iu del e keqja e eliminimit ngaj Elbasanit, në Kupën e Shqipërisë, teksa kjo disfatë i është faturuar gjyqtarëve, me kryesorin Eldorian Hamiti. Pas reagimit zyrtar të klubit, së fundmi ka qenë trajneri Oltion Kërnaja, i cili nëpërmjet një postimi në “InstaStory”, ka publikuar një video të episodit të minutës së 96-të, teksa shihet një nga mbrojtësit e Elbasanit, që pret topin me dorë, në zonën e 5-metërshit.

“Kur futbolli luhet me 2 portierë. Jo-VAR, jo arbitër i katërt, jo anësor, se ai i fushës (Hamiti), nuk ka gjendje fizike ta shikojë, s’ka kapur normat këtë vit”, shkroi trajneri Kërnaja në lidhje me këtë moment, duke ironizuar gjyqtarët për vendimet e marra në fushë.

PANORAMASPORT.AL













