VIDEO/ Kundërshtarët e Dinamos në Europë, polakët tregojnë forcën në transfertën e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2025 | 21:48

VIDEO/ Kundërshtarët e Dinamos në Europë, polakët tregojnë forcën në transfertën e kampionatit

Jagiellonia ka luajtur sot ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të kampionatit polak. Kundërshtarët e Dinamos në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, mposhtën Radomiak Radom me rezultatin 1-2.

bandicam 2025-08-17 21-46-51-224

Transferta e kampionatit nuk rezultoi aspak e lehtë për Jagiellonian. Që në minutën e 32-të e panë veten në disavantazh.

Reagimi erdhi para fundit të pjesës së parë me Imaz. I njëjti lojtar ishte edhe autor i golit të dytë. Sfida u vulos që në minutën e 50-të. Pas katër ndeshjesh të luajtura, Jagiellonia  ka 3 fitore dhe 1 humbje në Poloni.


PANORAMASPORT.AL