VIDEO/ Komo fiton me goleadë ku shënon edhe Niko Paz, skuadra e Fabregasit “blindon” vendin e katërt në Seria A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2026 | 14:28

VIDEO/ Komo fiton me goleadë ku shënon edhe Niko Paz, skuadra e Fabregasit “blindon” vendin e katërt në Seria A

Komo ka marrë fitoren e tretë radhazi në Serinë A duke mundur me rezultatin e thellë 5-0 Pizën.

KOMO

Sfida u zhbllokua që në minutën e 7 nga Diao ndërsa në të 29-ën vendasit dyfishuan me Douvikas. Kështu u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën, realizoi menjëherë Baturina, ndërsa goli i Niko Paz erdhi në të 75-ën. Ai që vulosi fitoren ishte Perrone në minutën e 81-të ndërsa miqve iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Me këtë fitore, skuadra e Fabregasit pozicionohet në vendin e katërt me 57 pikë, 3 më shumë nga Juventusi i vendit të 5-të.

GOLI I NIKO PAZ (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL